Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.
Dokumentim i Projektit GNU
GNU dhe dokumentim tjetër i lirë mund të kihet përmes metodave vijuese:
- Shumica e doracakëve GNU gjenden online në formate të ndryshëm.
- Lista e Software-it të Lirë përfshin lidhje te dokumentimi.
- planet.gnu.org është një grumbull blogjesh dhe njoftimesh të reja lidhur me paketa GNU.
- Shitorja online e FSF-së: Libra të shtypur, bluza, postera, dhe të tjera.
- Libra të lira nga të tjerë botues: Libra të shtypur, nga të tjerë botues, nën leje të lira dokumentimi.
Parime dokumentimi te GNU
Ne besojmë se lexuesi do të duhej të ishte i lirë të kopjojë, përditësohë dhe rishpërndajë dokumentime të GNU-së, njësoj si për software-in GNU.
Në ato fillime, krejt dokumetimi ynë ka pasë qenë hedhur në qarkullim sipas një leje të shkurtër copyleft, ose nën lejen GNU General Public License (GPL). Më 2001, u krijua leja GNU Free Documentation License (FDL) për të trajtuar raste që nuk arrinte t'i mbulonin lejet e konceptuara fillimisht për software. Për më tepër të dhëna rreth dokumentimit të lirë, ju lutemi, shihni esenë e Richard Stallman-it, “Software i Lirë dhe Doracakë të Lirë”.
Kontribuoni
Ju lutemi, ndihmonani të shkruajmë më tepër dokumentime! Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme për të kontribuar në lëvizjen e software-it të lirë. Për më tepër hollësi mbi të dhe mbi mënyra të tjera se si të ndihmohet, klikoni këtu.
Shtypshkronja GNU: një tjetër rrugë për të kontribuar është të na ndihmoni të zgjerojmë praninë në librari të librave nga Shtypshkronja GNU. Për këtë ose për çfarëdo arsye tjetër, mund të lidheni me Shtypshkronjën GNU.
