Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.

Si të luhet filmi me titra me programin MPlayer

Me afrimin e Ditës së Lirisë së Software-it, kemi hartuar këtë përkujdesore të vockël se si të luhet filmi, Gëzuar Ditëlindjen GNU (me Z. Stephen Fry), me titra në gjuhën tuaj.

Është shumë e thjeshtë, pra le t'ia fillojmë! Kjo përkujdesore supozon që përdorni MPlayer-in, nëse përdorni Totem, Xine, VLC ose Kaffeine, kemi ndihmë edhe për rastin tuaj.

Krejt këto udhëzime janë vetëm për sisteme GNU/Linux, ndaj, nëse përdorni Windows ose Mac OS X, mundet që vlejnë edhe për rastin tuaj, por nuk kemi nga ta dimë.

Tre hapa për te Stephen-i me titra

  1. Shkarkoni videon (merrni versionin e cilësisë së lartë, është rreth 127 MB)
  2. Shkarkoni titrat që doni të shfaqen
  3. Riemërtoni kartelat më poshtë (opsionale)

Riemërtoni kartelat për titrim automatik

Pasi të keni shkarkuar të dyja kartelat, sigurohuni që i keni brenda të njëjtës dosje, dhe që emrat e kartelave përputhen me njëri-tjetrin.

Për shembull, videoja mund të riemërtohet fry.ogv dhe nëntitulli fry.srt.

Tani thjesht hapeni videon nga MPlayer. Do të duhej të shihnin titrat në punë.

Klikoni Ok, dhe videoja do të fillojë…

mplayer

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Misioni ynë është të ruajmë, mbrojmë dhe përhapim lirinë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuterash, dhe të mbrojmë të drejtat e përdoruesve të Software-it të lirë. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tonë, anëtarësimit shok te FSF-ja ose duke dhuruar, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF, qoftë përmes Flattr-it.

sipër në krye