English [en]   العربية [ar]   Deutsch [de]   français [fr]   Shqip [sq]  

Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.

Ndihmoni me përkthimin e “Gëzuar Datëlindjen GNU

Deri tani kemi përkthime në…

Ju lutemi, na jepni pak ditë deri sa videoja të jetë kaluar në pasqyrat. Faleminderit për këdo që ka dërguar përkthime deri sot. Nëse na keni dërguar një përkthim që e kishim tashmë, para 3pm të 3 Shtatorit, do ta shtojmë emrin tuaj te falënderimet, sido qoftë :)

Nëse dëshironi të ndihmoni në përkthimin e filmimit, duke ofruar titrat, është fare e lehtë të merreni edhe ju me të.

Për titrat përdorin formatin SubRip.

Shkarkoni transkriptimin e origjinalit në Anglisht, dhe hapeni me një fjalëpërpunues, fjala vjen, me GNU Emacs ose gedit.

Kemi dhënë si shembull një kartelë me titra në Frëngjisht. Nëse parapëlqeni ta bëni këtë me mënyrën GUI, KSubtile (po, " subtile", jo "subtitle") na duket goxha i mirë.

Përktheni çdo rresht të tekstit aq sa mundeni. Ju lutemi, mos i ndryshoni kohët.

Dërgojeni kartelën SRT të përfunduar te <campaigns@fsf.org>.

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Misioni ynë është të ruajmë, mbrojmë dhe përhapim lirinë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuterash, dhe të mbrojmë të drejtat e përdoruesve të Software-it të lirë. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit shok te FSF-ja, ose duke dhuruar, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF, qoftë përmes Flattr-it.

sipër në krye