Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Përditësim rreth bashkëpunimit GNU-FSF

Udhëheqja e Free Software Foundation dhe Projektit GNU po përcaktojnë se si bashkëpunojnë këto dy grupe të ndryshëm. Synimi ynë i përbashkët është të punojmë tok si ortakë, teksa minimizohet ndryshimi në aspektet praktike të këtij bashkëpunimi, që të mund të bëjmë përpara në misionin tonë të përbashkët të software-it të lirë.

Alex Oliva, Henry Poole dhe John Sullivan (anëtarë bordi ose ose drejtues të FSF-së) dhe Richard Stallman (drejtues i Projektit GNU), janë takuar për të hartuar një kuadër të përgjithshëm që do të shërbejë si bazë për diskutim të mëtejshëm mbi fusha të veçanta të bashkëpunimit. Kemi marrë në shqyrtim tok mendimin e marrë nga publiku përmes <fsf-and-gnu@fsf.org> dhe <gnu-and-fsf@gnu.org>. U kërkojmë njerëzve të dërgojnë çfarëdo mendimi të mëtejshëm deri më 13 shkurt, ngaqë presim që ta përfundojmë këtë kuadër pune së shpejti.

Ky njoftim i përbashkët mund të lexohet edhe në https://www.fsf.org/news/gnu-fsf-cooperation-update.