Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.
Njoftimi Fillestar
Rreth Projektit GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation (FSF)
Historia faktike e Projektit GNU është, në shumë pikëpamje, e ndryshme nga ky plan fillestar. Për shembull, fillimi u shty deri më Janar të 1984. Disa prej koncepteve filozofike rreth software-it të lirë nuk qenë të qartësuara deri para pak vitesh.
Free Unix!
Duke nisur nga ky Thanksgiving do të filloj të shkruaj një sistem software-i plotësisht të përputhshëm me Unix, të quajtur GNU (shkurtim i Gnu's Not Unix), dhe ta jap falas(1) për këdo që don ta përdorë. Kontribute në kohë, para, programe dhe pajisje nevojiten shumë.
Për të filluar, GNU do të jetë një kernel plus krejt mjetet e nevojshme për shkrim dhe xhirim programesh në C: përpunues, shell, përpilues C, lidhës, asembler, dhe ndoca gjëra të tjera. pas kësaj do të shtojmë një formatues tekstesh, një YACC, një lojë Empire, një fletëllogaritës, dhe qindra gjëra të tjera. Shpresojmë të furnizojmë, përfundimisht, gjithçka të dobishme që vjen normalisht me një sistem Unix, dhe çfarëdo gjëje tjetër të dobishme, përfshi dokumentim on-line dhe hardcopy.
GNU do të jetë në gjendje të xhirojë programe Unix, por nuk do të jetë identik me Unix. Do të bëjmë tërë përmirësimet që ia leverdis, bazuar në përvojën tonë me sisteme të tjera operative. Në veçanti, kemi në plan të shtojmë emra më të gjatë kartelash, numra versioni kartelash, një sistem kartelash që nuk vithiset, ndoshta plotësim emri kartele, suport për ekran të pavarur nga terminali, e në fund edhe një sistem dritaresh bazuar në Lisp përmes të cilit disa programe Lisp dhe programe të rëndomtë Unix mund të ndajnë bashkë të njëjtin ekran. Si C ashtu edhe Lisp do të mund të kihen si gjuhë programimi për sistemin. Do të kemi software rrjeti, të bazuar në protokollin chaosnet të MIT-së, shumë më sipëran se UUCP. Ndoshta do të kemi diçka të përputhshme me UUCP.
Kush Jam?
Jam Richard Stallman, shpikësi i përpunuesit origjinal e të shumë-imituar EMACS, tani në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në MIT. Kam punuar rëndshëm me përpiluesa, përpunuesa, debugger-a, interpretuesa urdhrash, Incompatible Timesharing System dhe sistemin operativ Lisp Machine. Jam marrë i pari me suport ekrani të pavarur nga terminali në ITS. Veç këtyre kam sendërtuar një sistem kartelash që nuk vithiset dhe dy sisteme dritaresh për makina Lisp.
Pse Duhet Ta Shkruaj GNU-në
Mendoj se rregulli i artë e kërkon që nëse më pëlqen një program, ta ndaj atë me të tjerë persona që e pëlqejnë. Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër, të nënshkruaj një marrëveshje moszbulimi ose një marrëveshje lejeje software-i.
Që të mund të vazhdoj t'i përdor kompjuterat pa dhunuar parimet e mia, kam vendosur të bëj tok një trup të nevojshëm software-i të lirë që të jem në gjendje të vazhdoj pa ndonjë software që nuk është i lirë.
Si Mund të Kontribuoni
U kërkoj prodhuesve të kompjuterave dhurime makinash dhe parash. U kërkoj individëve dhurime programesh dhe pune.
Një prodhues kompjuterash ka premtuar tashmë të dhurojë një makinë. Po mund të përdorim edhe më tepër se një. Një rrjedhim që mund të prisni nga dhurimi i makinave është fakti që GNU-ja do të xhirojë në ta prej një date më të afërt. Makina është mirë të jetë e aftë të punojë në zona të banuara, dhe të mos ketë nevojë për ftohje ose ushqim të sofistikuar.
Programuesa individualë mund të kontribuojnë duke shkruajtur një kopje të përputhshme të disa prej mjeteve Unix dhe të m'i japin mua. Për shumicën e projekteve, kjo pjesëmarrje e shpërndarë dhe me kohë të pjesshme do të ishte shumë e vështirë të bashkërendohej; pjesët e shkruara në mënyrë të pavarur nuk do të punonin tok. Por për synimin e veçantë të zëvendësimit të Unix-it, ky problem nuk është i pranishëm. Shumica e specifikimeve për ndërfaqen janë të rregulluara nga përputhshmëria me Unix-in. Po qe se çdo kontribut funksionon me pjesën tjetër të Unix-it, ka gjasa që do të punojë edhe me pjesën tjetër të GNU-së.
Nëse siguroj dhurime në para, ndoshta do të jem në gjendje të punësoj pak vetë me kohë të plotë ose të pjesshme. Rroga nuk do të jetë e lartë, por po kërkoj persona për të cilët fakti që po ndihmojnë njerëzimin është po aq i rëndësishëm sa edhe paraja. E shoh këtë si një rrugë për t'u krijuar mundësinë personave të përkushtuar t'ia kushtojnë energjitë e tyre punës me GNU, duke i liruar nga nevoja të fitojnë jetesën në një rrugë tjetër.
Për më tepër të dhëna, lidhuni me mua.
Postë Arpanet:
RMS@MIT-MC.ARPA
Usenet:
...!mit-eddie!RMS@OZ
...!mit-vax!RMS@OZ
Postë e Zakonshme në ShBA:
Richard Stallman
166 Prospect St
Cambridge, MA 02139
Zgjedhje e dobët fjalësh përqark “i lirë”
Përdorimi i fjalëve këtu qe i pakujdesshëm. Dëshira qe që askujt nuk do t'i duhej të paguante për leje përdorimi të sistemit GNU. Por fjalët nuk e bëjnë të qartë këtë, dhe njerëzit shpesh i interpretojnë ato si të thoshin që kopjet e GNU-së do të duhej të shpërndaheshin përherë kundrejt pak ose aspak shpërblimi. Ky kurrë nuk qe synimi.
Mesazhi origjinal
Për hir të plotësisë, email-i origjinal është riprodhuar këtu, në formën e tij origjinale.
Prej CSvax:pur-ee:inuxc!ixn5c!ihnp4!houxm!mhuxi!eagle!mit-vax!mit-eddie!RMS@MIT-OZ Prej: RMS%MIT-OZ@mit-eddie Grupe Lajmesh: net.unix-wizards,net.usoft Subjekt: new Unix implementation Datë: Tue, 27-Sep-83 12:35:59 EST Organizëm: MIT AI Lab, Cambridge, MA Free Unix! Starting this Thanksgiving I am going to write a complete Unix-compatible software system called GNU (for Gnu's Not Unix), and give it away free(1) to everyone who can use it. Contributions of time, money, programs and equipment are greatly needed. To begin with, GNU will be a kernel plus all the utilities needed to write and run C programs: editor, shell, C compiler, linker, assembler, and a few other things. After this we will add a text formatter, a YACC, an Empire game, a spreadsheet, and hundreds of other things. We hope to supply, eventually, everything useful that normally comes with a Unix system, and anything else useful, including on-line and hardcopy documentation. GNU will be able to run Unix programs, but will not be identical to Unix. We will make all improvements that are convenient, based on our experience with other operating systems. In particular, we plan to have longer filenames, file version numbers, a crashproof file system, filename completion perhaps, terminal-independent display support, and eventually a Lisp-based window system through which several Lisp programs and ordinary Unix programs can share a screen. Both C and Lisp will be available as system programming languages. We will have network software based on MIT's chaosnet protocol, far superior to UUCP. We may also have something compatible with UUCP. Who Am I? I am Richard Stallman, inventor of the original much-imitated EMACS editor, now at the Artificial Intelligence Lab at MIT. I have worked extensively on compilers, editors, debuggers, command interpreters, the Incompatible Timesharing System and the Lisp Machine operating system. I pioneered terminal-independent display support in ITS. In addition I have implemented one crashproof file system and two window systems for Lisp machines. Why I Must Write GNU I consider that the golden rule requires that if I like a program I must share it with other people who like it. I cannot in good conscience sign a nondisclosure agreement or a software license agreement. So that I can continue to use computers without violating my principles, I have decided to put together a sufficient body of free software so that I will be able to get along without any software that is not free. How You Can Contribute I am asking computer manufacturers for donations of machines and money. I'm asking individuals for donations of programs and work. One computer manufacturer has already offered to provide a machine. But we could use more. One consequence you can expect if you donate machines is that GNU will run on them at an early date. The machine had better be able to operate in a residential area, and not require sophisticated cooling or power. Individual programmers can contribute by writing a compatible duplicate of some Unix utility and giving it to me. For most projects, such part-time distributed work would be very hard to coordinate; the independently-written parts would not work together. But for the particular task of replacing Unix, this problem is absent. Most interface specifications are fixed by Unix compatibility. If each contribution works with the rest of Unix, it will probably work with the rest of GNU. If I get donations of money, I may be able to hire a few people full or part time. The salary won't be high, but I'm looking for people for whom knowing they are helping humanity is as important as money. I view this as a way of enabling dedicated people to devote their full energies to working on GNU by sparing them the need to make a living in another way. For more information, contact me. Arpanet mail: RMS@MIT-MC.ARPA Usenet: ...!mit-eddie!RMS@OZ ...!mit-vax!RMS@OZ US Snail: Richard Stallman 166 Prospect St Cambridge, MA 02139