English [en]   Deutsch [de]   français [fr]   italiano [it]   polski [pl]   Shqip [sq]  

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Letër e RMS për Tim O'Reilly

Këtu keni një mesazh që Richard M. Stallman i dërgoi Tim O'Reilly-it më 11 Mars, 2000, lidhur me një deklaratë të Jeff Bezos, CEO i Amazon-ës, ku bëhej thirrje që patentat e software-it të zgjasin thjesht 3 ose 5 vjet.

Ju lutemi, lexoni më tepër rreth bojkotit.

Ju lutemi, na përkrahni, po ashtu, duke krijuar një lidhje prej faqes suaj apo site-e për te http://www.gnu.org/philosophy/amazon.html!

Ideja që patentat mbi software-e do të duhej të vlenin për 3 ose 5 vjet
është propozuar këtu e një dekadë, si një kompromis që do të eliminonte
shumicën e dëmit që patentat mbi software-in bëjnë sot.  Përkrahja e kësaj ideje
prej Xhef Bezos është gjë e mirë, ngaqë mund të na shpjerë një hap më afër
drejt aktivizimit të Kongresit.  Përgëzime për ndihmën në arritjen e kësaj.

Por një ligj i tillë është ende larg, dhe ndërkohë, Amazon mban ende
përgjegjësi për aktet e saj.

Amazon-ën e zgjodhëm për bojkot, mes mijëra kompanish
që zotërojnë patenta software-esh, ngaqë Amazon është nga të paktat
që ka shkuar aq larg sa të padisë dikë.  Kjo i bën shembull përfaqësues.
Shumica e mbajtësve të patentave thonë se patentat
e software-it i kanë "për qëllime mbrojtjeje", për të ushtruar
trysni të ngjashme në rast se kërcënohen me padi penale patentash.
Ngaqë kjo është strategji reale për vetëmbrojtje, shumë prej këtyre
zotëruesve të patentave mund ta kenë vërtet ashtu si thonë.
Por kjo përligjje nuk vlen për Amazon-ën,
sepse ata e filluan të parët.

Letra e Bezos ripohon synimin e vazhdueshëm të Amazon-ës për t'u
angazhuar në ndeshje të pakufizuar për patentat, kur thotë se vendimi
se kur dhe ku do të sulmohet do të caktohet nga "arsye biznesi".  Do t'i
bashkohesha me gjithë qejf Bezos në mbështetje të një projektligji për
kufizimin e patentave nga 3 në 5 vjet, por besoj se duhet të vazhdojmë
të kritikojmë dhe bojkotojmë Amazon-ën deri sa një miratohet një ligj
i tillë--ose derisa Amazon-a të bëjë ndonjë ndryshim të përshtatshëm
në sjelljen e saj që të përligjë një ndryshim në sjelljen tonë.

Kjo nuk do të thotë që të këmbëngulim që Amazon-a duhet të shkojë
deri në asgjësimin e patentave të veta.  Me patentat, arti i shkurajimit
është një mbrojte e papërshtatshme kundër agresorësh të armatosur
me patenta, por është e vetmja mbrojtje, ndaj nuk do t'i kërkoja Amazon-ës
(ose cilitdo tjetër) të heqë dorë nga përdorimi i patentave për vetëmbrojtje
ose për sigurinë kolektive.  Në vend të kësaj, Amazon-a dhe të tjerë zotërues
patentash do të duhej të zotoheshin se heqin dorë nga përdorimi i patentave
për agresion, dhe të bënin të tyren një politikë përdorimi jo-unë-i-pari.
Nëse Amazona e bën këtë, në një rrugë të pakthyeshme dhe besëzanë,
nuk do të kisha tjetër kritikë për Amazonën.

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye