English [en]   العربية [ar]   български [bg]   bosanski [bs]   català [ca]   Česky [cs]   dansk [da]   Deutsch [de]   ελληνικά [el]   español [es]   français [fr]   galego [gl]   magyar [hu]   italiano [it]   日本語 [ja]   한국어 [ko]   македонски [mk]   Nederlands [nl]   polski [pl]   português do Brasil [pt-br]   română [ro]   русский [ru]   Shqip [sq]   српски [sr]   简体中文 [zh-cn]   繁體中文 [zh-tw]  

Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.

Software i lirë do të thotë që përdoruesit e software-it gëzojnë liri. (Thelbi këtu nuk është te çmimi.) Sistemin operativ GNU e zhvilluam që përdoruesit të munden të gëzojnë liri në përdorimin e kompjuterit.

Më hollësisht, software i lirë do të thotë që përdoruesit gëzojnë katër liri thelbësore: (0) ta xhirojnë programin, (1) ta studiojnë dhe ta ndryshojnë programin në formën e tij si kod burim, (2) të rishpërndajnë kopje të përpikta të tij, dhe (3) të shpërndajnë versione të ndryshuara.

Software-i ndryshon nga objektet materiale—të tilla si karriket, qoftet, apo benzina—ngaqë mund të kopjohen dhe ndryshohen shumë më kollaj. Këto lehtësira janë ato që e bëjnë software-in të dobishëm; ne besojmë që ato do të duhej të ishin të lirë t'i shfrytëzonin përdoruesit e një programi, jo vetëm programuesi në fjalë.

Për të lexuar më tepër mbi këto, ju lutemi, përzgjidhni një ndarje prej menusë së mësipërme.

Kujdesemi gjithashtu edhe për një listë të artikujve të shtuar së fundmi.

Hyrje

Ne gjithashtu kujdesemi për një listë të Organizmave që Punojnë për Lirinë në Fushën e Kompjuterave dhe Komunikacioneve Elektronike.

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Misioni ynë është të ruajmë, mbrojmë dhe përhapim lirinë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuterash, dhe të mbrojmë të drejtat e përdoruesve të Software-it të lirë. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit shok te FSF-ja, ose duke dhuruar, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF, qoftë përmes Flattr-it.

sipër në krye