English [en]   português do Brasil [pt-br]   Shqip [sq]  

Falë përkrahjes tuaj, 2015-a shënon 30 vjetorin e FSF-së! Në 30 vitet e ardhshme, dëshirojmë të arrijmë edhe më shumë përfundime në mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve të kompjuterave. Për të ecur në atë drejtim, po caktojmë synimin tonë më të lartë deri më sot për grumbullim fondesh, 525 mijë dollarë, deri më 31 Janar. Lexoni më tepër.

525 mijë USD
36% (189mijë)
Më llogarisni edhe mua

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Informacione për Shtypin mbi FSF-në dhe GNU-në

[figurë e një gnu-je që dëgjon]

Kjo faqe përmban informacion shtypi lidhur me Free Software Foundation dhe projektin GNU. Këtu mbajmë kopje arkivore të njoftimeve tona për shtypin, dhe informacione të tjera me interes për median.

Listë Postimesh Për Shtypin

Nëse ju intereson informacion shtypi lidhur me FSF-në dhe projektin GNU, mund të pajtoheni te info-presslista e postimeve duke ndjekur këtë lidhje ose duke dërguar një mesazh email te <info-press-request@gnu.org> që përmban brenda fjalën “subscribe”.

Këtu keni arkivin info-press.

Njoftime Shtypi

(Në rend kronologjik së prapthi)

Për deklarata lidhur me procesin gjyqësor SCO kundër IBM-së, ju lutemi, shihni pjesën e veçantë SCO të site-it tonë web.

14 Janar 2004
Për t'i thënë gjërat drejt: Free Software Foundation, General Public License dhe SCO kundër IBM-së. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
2 Janar 2004
FSF-ja organizon në Nju Jork seminare mbi licencimin e Software-it të Lirë dhe diskutime mbi çështjen gjyqësore SCO kundër IBM-së. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
19 Nëntor 2003
FSF-ja i nxit kalifornianët të përkrahin lirinë e software-it përmes kuponave Microsoft. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
27 Mars 2003
FSF-ja njofton për programin e patronazhit nga korporata. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
8 Shkurt 2003
Profesori Lawrence Lessig nderohet me Çmimin e Free Software Foundation-it për shpënien përpara të Software-it të Lirë. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
12 Nëntor 2002
MySQL AB mbështet me dhurata Laboratorin e Free Software Foundation-it për Përputhshmërinë me licencën General Public License. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
3 Shtator 2002
Hidhet në qarkullim GNU Bayonne 1.0; Shërbyesi GNU i telefonisë u jep bizneseve, ndërrmarjeve të mëdha dhe operatorëve komercialë të telefonisë liri software-i. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
26 Gusht 2002
Projekti GNU do të përdorë Freenode-in si rrjet të vetin zyrtar IRC. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
1 Gusht 2002
Affero organizon të mërkurën, më 14 Gusht 2002, në San Francisko, "Full Tilt for Software Freedom", një veprimtari bamirëse për Free Software Foundation-in. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
21 Maj 2002
Free Software Foundation-i depoziton një amicus curiae të shkurtër në procesin Eldred kundër. Aschroft-it në Gjykatën e Epërme. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
11 Prill 2002
Microsoft-i sulmon zhvilluesit e Software-it të Lirë me një licencë të re. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
19 Mars 2002
Free Software Foundation-i njofton mbështetjen e licencës Affero General Public License, licenca e parë copyleft për shërbime Web. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
18 Mars 2002
Free Software Foundation-i i ofron burime projektit Digital Speech Project. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
5 Mars 2002
Double Choco Latte (DCL), një sistem për administrim radhësh pune dhe asistence, njofton shkrirjen e tij brenda GNU Enterprise (GNUe), një paketë GNU. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
3 Mars 2002
Gjykatësi Saris i shtyn pyetjet mbi GNU GPL-në për gjykim në procesin MySQL vs. Progress Software. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
26 Shkurt 200
Një jurist dhe anëtar bordi i FSF-së shërben si dëshmitar ekspert në çështje gjyqësore lidhur me GNU GPL-në. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
16 Shkurt 2002
Guido van Rossum nderohet me çmimin e Free Software Foundation-it për shpënien përpara të Software-it të Lirë. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
29 Janar 2002
FSF-ja depoziton deklaratë në gjykimin e Microsoft-it sipa ligjit Tunney. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
3 Dhjetor 2001
Stallman merr çmimin prestigjioz Takeda për 2001. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
22 Tetor 2001
FSF-ja bën të ditur versionin 21 të mjedisit GNU Emacs për përpunime. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
12 Tetor 2001
Free Software Foundation-i bën të ditur hedhjen e 7-të të rëndësishme në qarkullim të GNU Bayonne-it. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
24 Shtator 2001
Richard Stallman dhe Eben Moglen do të flasin në konferencën mbi software-in e lirë të organizuar nga GWU's Cyberspace Policy Institute. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
18 Shtator 2001
FSF-ja dhe FSMLabs-i arrijnë marrëveshje mbi versionin e përputhshëm me GPL-në të licencës RTLinux Open Patent License. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
Përditësim: Free Software Foundation dhe Finite State Machine Labs Inc. (FSMLabs) njoftuan hedhjen në qarkullim të versionit 2 të licencës Open RTLinux Patent plotësisht e përputhshme me licencën General Public License (GPL) të Free Software Foundation-it. Licenca Open Patent akordon të drejtën e përdorimit të U.S. Patent No. 5,995,745 në software të lirë GPL pa pagesë detyrimesh. Kjo licencë mbron përdorimin nën GPL të procesit RTLinux. Për më tepër të dhëna, ju lutemi, shihni njoftimin e përditësuar për shtypin.
20 Korrik 2001
Richard Stallman inauguron Free Software Foundation-India, degën e parë në Azi të Free Software Foundation-it. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë, një version PDF, dhe një version Postscript.)
9 Korrik 2001
FSF-ja bën të ditur mbulim projektesh software-i të lirë si zëvendësim të përbërësve të Microsoft .NET. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
28 Qershor 2001
Projekti GNU dhe zhvilluesit e Kerberos-it fitojnë çmimet prestigjioze USENIX Achievement Awards. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
28 Qershor 2001
Hidhet në qarkullim GNU Compiler Collection version 3.0; Përfshin mbulim për Java-n dhe IA-64. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë, një version PDF, dhe një një version Postscript.)
25 Maj 2001
Richard Stallman flet në NYU, për t'u përballur me sulmin e Mundie-t ndaj Software-it të Lirë. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë.)
4 Maj 2001
Licenca GNU General Public License mbron liritë e software-it. (Ka edhe një version tekst të thjeshtë, një version PDF, dhe një version Postscript.)
2 Maj 2001
Free Software Foundation-i bën të ditur versionin 6 të GNU Bayonne-it.
20 Mars 2001
Richard M. Stallman flet para kongresit brazilian lidhur me Software-in e Lirë dhe etikën në të drejtat e kopjimit dhe patentat.
2 Shkurt 2001
Brian Paul vlerësohet me Çmimin e Free Software Foundation-it për shpënien përpara të software-it të lirë.
15 Dhjetor 1999
Free Software Foundation-i (FSF) ia akordon Miguel de Icaza-s çmimin Free Software Foundation Award për shpënien përpara të Software-it të Lirë.

Të dhëna Shtesë

Informacion Hyrës

Te faqja jonë e filozofisë, kemi një numër tekstesh që përshkruajnë pikëpamjet politike, etike dhe praktike të Free Software Foundation-it dhe projektit GNU. Nëse po lexoni për për temën në përgjithësi, me qëllim shkrimin e një artikulli mbi FSF-në ose GNU-në, ju këshillojmë veçanërisht artikujt vijues:

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye