1 00:00:00,000 --> 00:00:01,999 Kompjuterat... 2 00:00:02,000 --> 00:00:05,999 I dua që nga koha kur pata mundësi të blija një për veten 3 00:00:06,000 --> 00:00:08,999 dikur në fillimet e epokës së kompjuterave modernë, 4 00:00:09,000 --> 00:00:10,999 në vitet ’80. 5 00:00:11,000 --> 00:00:13,999 Dhe kam kaluar në duar shumë lloje të ndryshëm kompjuterash 6 00:00:14,000 --> 00:00:16,999 dhe e kam shprehur, publikisht, besnikërinë për këtë apo atë lloj. 7 00:00:17,000 --> 00:00:23,999 Por së fundmi kam ndërruar mendje, si mjaft njerëz, me këtë punën e Software-it të Lirë. 8 00:00:24,000 --> 00:00:25,999 Ka ca mjegull rreth domethënies së tij 9 00:00:26,000 --> 00:00:27,999 dhe dua ta pastroj 10 00:00:28,000 --> 00:00:30,999 ngaqë ky është një vit përvjetori, 11 00:00:31,000 --> 00:00:33,999 dhe dua t’i ndihmoj të gjithë ta festojnë 12 00:00:34,000 --> 00:00:35,999 dhe të ecin më tej në të ardhmen e Software-it të Lirë. 13 00:00:37,000 --> 00:00:38,999 Po qe se keni instalime 14 00:00:39,000 --> 00:00:40,999 hidraulike në shtëpinë tuaj 15 00:00:41,000 --> 00:00:42,999 mundet që të mos merrni vesh prej tyre, 16 00:00:43,000 --> 00:00:44,999 por keni një mik që i vjen ndoresh 17 00:00:45,000 --> 00:00:46,999 e që t’ju këshillojë ta kaloni këtë tubin këtej, rubinetin andej, 18 00:00:47,000 --> 00:00:50,999 ose një valvul diku gjetkë. 19 00:00:51,000 --> 00:00:52,999 Dhe krejt kjo pa shkelur ligjin, apo jo? 20 00:00:53,000 --> 00:00:54,999 Sepse është shtëpia juaj dhe jeni i zoti i tubave. 21 00:00:55,000 --> 00:00:56,999 Me kompjuterin tuaj nuk bëni dot kështu. 22 00:00:57,000 --> 00:00:59,999 Nuk bëni dot lodra me sistemin tuaj operativ, 23 00:01:00,000 --> 00:01:06,999 dhe pa diskutim që nuk shkëmbeni dot me të tjerët idera që mund t’ju vijnë për sistemin operativ 24 00:01:07,000 --> 00:01:11,999 sepse Apple dhe Microsoft, pronarët e dy sistemeve operativë më popullorë, 25 00:01:12,000 --> 00:01:14,999 janë shumë të vendosur kur vjen puna për pronësinë e tyre 26 00:01:15,000 --> 00:01:17,999 dhe askush tjetër nuk ka punë me të. 27 00:01:18,000 --> 00:01:19,999 Kjo mund t’ju duket e natyrshme: 28 00:01:20,000 --> 00:01:21,999 "E pse jo?" 29 00:01:22,000 --> 00:01:23,999 Por në fakt, po ju, pse s’bëni dot atë që doni? 30 00:01:24,000 --> 00:01:31,999 Dhe pse bashkësia të mos e ndryshojë dot, përmirësojë dhe shkëmbejë diçka? 31 00:01:32,000 --> 00:01:33,999 Tek e fundit, shkenca kështu punon... 32 00:01:34,000 --> 00:01:35,999 Krejt dija është e lirë, 33 00:01:36,000 --> 00:01:37,999 dhe krejt dija në shkencën e dobishme shkëmbehet. 34 00:01:38,000 --> 00:01:39,999 Në rast se jo -- është shkencë e ligë 35 00:01:40,000 --> 00:01:42,999 dhe është një lloj tiranie. 36 00:01:43,000 --> 00:01:44,999 Dhe kështu filloi, vërtet. 37 00:01:45,000 --> 00:01:46,999 Një njeri i quajtur Richard Stallman 38 00:01:47,000 --> 00:01:49,999 vendosi 25 vjetë më parë, thuajse si sot, të 39 00:01:50,000 --> 00:01:53,999 shkruajë nga e para një sistem të plotë të ri operativ. 40 00:01:54,000 --> 00:01:59,999 Atë sistem e quajti GNU, që do të thotë "GNU is Not Unix" 41 00:02:00,000 --> 00:02:01,999 sepse nuk është Unix, 42 00:02:02,000 --> 00:02:04,999 ngjan në shumë gjëra me Unix-in, 43 00:02:05,000 --> 00:02:10,999 por çdo element i tij, çdo modul, çdo copë e vogël kodi 44 00:02:11,000 --> 00:02:13,999 (dhe është kod gjigant, ngaqë duhet të xhirojë në shumë platforma) 45 00:02:14,000 --> 00:02:19,999 punohet nga bashkësia, nga programues "andej-këtej" 46 00:02:20,000 --> 00:02:25,999 që i kanë dyert e hapura në bashkësinë GNU, të ndihmojnë në përmirësimin e software-it. 47 00:02:26,000 --> 00:02:31,999 Çdo "distro", siç quhen, çdo shpërndarje e GNU-së 48 00:02:32,000 --> 00:02:34,999 vihet në provë, punohet, dhe përimtësohet 49 00:02:35,000 --> 00:02:39,999 nga persona interesi i vetëm i të cilëve është krijimi i sistemit operativ të përsosur 50 00:02:40,000 --> 00:02:45,999 që mund të përdoret nga tërë spektri i platformave dhe nga sa më shumë përdorues. 51 00:02:47,000 --> 00:02:53,999 Mandej erdhi koha të shkruhej kerneli, që është pjesa qendrore e një sistemi operativ. 52 00:02:55,000 --> 00:02:56,999 Dhe një njeri i quajtur Linus Torvalds, për të cilin mund të keni dëgjuar, 53 00:02:57,000 --> 00:02:58,999 shkrojti kernelin dhe ky u quajt sipas emrit të tij, 54 00:03:00,000 --> 00:03:01,999 Linux (lajn-uks) 55 00:03:03,000 --> 00:03:04,999 ose Linux (Lin-uks) si e shqiptojnë disa. 56 00:03:07,000 --> 00:03:08,999 Dhe Linux-i është kerneli që xhiron brenda GNU-së 57 00:03:11,000 --> 00:03:12,999 dhe jam këtu 58 00:03:14,000 --> 00:03:19,999 thjesht për t’ju kujtuar që GNU-ja dhe Linux-i janë dy shtyllat e bashkësisë së Software-it të lirë, 59 00:03:20,000 --> 00:03:21,999 e njerëzve që besojnë se, dhe kjo është pjesa e rëndësishme, 60 00:03:24,000 --> 00:03:25,999 që software-i duhet të jetë i Lirë, 61 00:03:26,000 --> 00:03:27,999 dhe që bashkësia e përdoruesve duhet lejuar ta përshtasë, 62 00:03:28,000 --> 00:03:35,999 ta bëjë të vetin, ta ndryshojë, ta përmirësojë, dhe t’i përhapë këto përmirësime, 63 00:03:36,000 --> 00:03:37,999 njësoj si shkencën. 64 00:03:38,000 --> 00:03:39,999 Ky është hollë-hollë kuptimi i tij. 65 00:03:40,000 --> 00:03:42,999 Në po atë mënyrë që shkencëtarët e mirë ndajnë bashkë gjithçka dhe krejt dija është e hapur dhe e lirë 66 00:03:43,000 --> 00:03:44,999 kështu duhet të jetë edhe me një sistem operativ. 67 00:03:46,000 --> 00:03:47,999 Ndaj, nëse jeni përkrahës i GNU-së, 68 00:03:48,000 --> 00:03:50,999 nëse jeni përkrahës i Linux-it, dhe i Free Software Foundation-it, 69 00:03:52,000 --> 00:03:55,999 ndoshta do të pyesni veten "Mirë pra, ç’mund të bëj?" 70 00:03:56,000 --> 00:04:00,999 Gjëja më e thjeshtë që mund të bëni është të përdorni sistemin operativ GNU/Linux në kompjuterin tuaj. 71 00:04:01,000 --> 00:04:02,999 Është shumë më e lehtë se sa mund ta mendoni. 72 00:04:03,000 --> 00:04:06,999 Shkoni te sajti "gnu.org" dhe shihni nëse mund të gjeni një sistem operativ që ju bën punë. 73 00:04:07,000 --> 00:04:09,999 Me gjasa, nëse keni qejf një ndërfaqe grafike të bukur përdoruesi, 74 00:04:10,000 --> 00:04:13,999 diçka si g-New-Sense, gNewSense 75 00:04:14,000 --> 00:04:16,999 Do ta shihni atje te gnu.org. 76 00:04:17,000 --> 00:04:18,999 Ose, po qe se jeni vërtet i zoti, 77 00:04:19,000 --> 00:04:20,999 mund të keni qejf të programoni një të tuajin. 78 00:04:21,000 --> 00:04:22,999 Mund të keni dëshirën të kontribuoni te tërësia e dijes 79 00:04:23,000 --> 00:04:25,999 që i bën GNU-në dhe Linux-in çka janë. 80 00:04:26,000 --> 00:04:27,999 Me cilëndo rrugë, 81 00:04:28,000 --> 00:04:29,999 Shpresoj të bashkoheni me mua 82 00:04:30,000 --> 00:04:32,999 e t’i urojmë GNU-së një 25 vjetor të gëzuar. 83 00:04:33,000 --> 00:04:34,999 Le ta bëjmë tani, në fakt... 84 00:04:38,000 --> 00:04:39,999 Gëzuar datëlindjen, GNU! 85 00:04:40,000 --> 00:04:41,999 Njëzetepesë vjeç. 86 00:04:42,000 --> 00:04:43,999 Sistemi operativ i së ardhmes. 87 00:04:44,000 --> 00:04:45,999 Liri! 88 00:04:53,000 --> 00:04:54,999 I shijshëm si çokollata. 89 00:04:55,000 --> 00:04:56,999 Sistemi operativ më i shijshëm në botë... 90 00:04:57,000 --> 00:04:58,999 dhe krejtësisht i lirë. 91 00:05:49,000 --> 00:05:50,999 Titrat: Programe Shqip