Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Ç'ka të Re te dhe rreth Projektit GNU

Së Afërmi | Vazhdimi Me GNU/FSF-në | Informacione Shtypi and Hedhje në Qarkullim

26 Janar 2011
Mund të kihet një provë e parë për Raport mbi Gjendjen e GNU-së. Ky është një rikthim i pjesshëm i Buletinit të GNU-së origjinal, me synimin për të dhënë herë pas here informacione mbi krejt GNU-në, për sa më shumë paketa që të jetë e mundshme. Më tepër të dhëna.
9 Dhjetor 2010
Savannah nuk punoi për ca ditë tani së fundi, për shkak të një dëmtimi të fjalëkalimeve e mandje një dalje jashtë pune të diskut. Po ashtu, disa veçori të Apache-it janë çaktivizuar për faqet web. Krejt zërat e lajmeve.
16 Nëntor 2010
Qytetarë të ShBA-ve: Ndalni projektligjin për lista të zeza Interneti. Nënshkruani peticionin te http://demandprogress.org/blacklist, dhe shihni postimin te fsf.org për më tepër të dhëna.
29 Shtator 2010
Ju interesojnë formatet e lirë për videon? Na duhet ndihma juaj! FSF-ja po kërkon për një dorë vullnetarësh të gatshëm t'i përkushtojnë mesatarisht pak orë në javë konsultës teknike për persona që ndërkodojnë videot e tyre në formate të lirë si WebM dhe Ogg Theora.
30 Qershor 2010
Çështja e Qershorit për Përkrahësa të Software-it të Lirë është në qarkullim -- mund ta lexoni dhe pajtoheni që të merrni çdo muaj me e-mail çështje të ardhshme.
25 Mars 2010
Me hedhjen në qarkullim të Deklaratës GNU mbi Hyrshmërinë, GNU-ja u kërkon me forcë personave që punojnë rreth software-it të lirë të ndjekin standardet dhe udhëzimet për hyrshmëri universale te GNU/Linux-i dhe të tjerë sisteme të lirë operativë .
20 Mars 2010
Te një artikull i ri, Presidenti i FSF-së shpjegon rreziqet e Software-it kur ky përdoret si Shërbim, për rastin e software-it të lirë.
2 Janar 2010
Tërë paketat që përdorin GNU Automake për prodhim paketash tarball për shpërndarje make dist do të duhej të përditësoheshin sipas versionit 1.11.1 ose 1.10.3, ose ndryshe të gjejnë një zgjidhje për problemin.
31 Dhjetor 2009
FSF po organizon një Mbledhje Hacker-ash GNU për mirëmbajtësa dhe kontribues te GNU, nga 18-21 Mars, si pjesë e konferencës LibrePlanet 2010 në Kembrixh, Masaçusets. Lexoni hollësitë dhe RSVP-në.
23 Korrik 2009
Presidenti i FSF-së, Richard Stallman, shpjegon ndërveprimet e pasynuara mes platformës së Swedish Pirate Party dhe software-it të lirë -- dhe propozon një zgjidhje -- në artikullin e tij të ri, Si i Bën Dëm Software-it të Lirë Platforma Swedish Pirate Party.
27 Maj 2009
Ndihmoni në përmirësimin e ligjit Kanadez të të drejtave të kopjimit! Globe dhe Mail kanë hedhur C-61, një projektligj reformimi të të drejtave të kopjimit, në një wiki për redaktime. Shihni faqen LibrePlanet për të dhëna rreth pjesëmarrjesh.
27 Maj 2009
FSF-ja po kërkon të punësojë një përgjegjës të ri fushatash, që të ndihmojë me GNU-në dhe të kujdeset për DefectiveByDesign, PlayOgg, dhe të tjera fushata me shumë interes përkrah software-it të lirë. Lexoni më tepër rreth vendit të punës dhe se si të aplikohet.
7 Maj 2009
FSF-ja ka nisur një program të ri praktikash për aktivistë të software-it të lirë. Aplikimet për periudhën e verë janë të hapura deri të Hënën, 25 Maj. Lexoni njoftimin e plotë.
14 Prill 2009
Richard Stallman has given an interview to O'Reilly Media in which he talks about Free Software licencing and a number of other current issues including software patents, free device drivers, and the FSF's current campaigns. Read the interview here.
25 Mars 2009
CREDIL po organizon një konkurs ku mund të fitoni çmime në para për punime në fushën e software-it të lirë. Ka disa ditë që ka filluar tashmë, por afati është deri të Dielën, 28 Mars, kështu që ende ka kohë. Lexoni më tepër.
24 Mars 2009
Wietse Venema dhe Creative Commons u shpallën fitues të çmimeve vjetore të software-it të lirë në LibrePlanet fundjavën e kaluar. Lexoni më tepër rreth punës së tyre dhe çmimeve.
23 Mars 2009
Ndihmoni të zbërthehet Gracka Javascript! Gjatë konferencës LibrePlanet, Richard Stallman njoftoi një plan veprimi për trajtimin e problemit të programeve jo të lirë Javascript, Flash dhe Silverlight. Lexoni më tepër rreth këtij kërcënimi ndaj lirisë së përdoruesve dhe rreth se si mund të ndihmoni.
7 Mars 2009
More and more students are considering whether a university teaches computer science and software development using Free Software when deciding where they will study. If you know of a Free-Software-oriented university then email us.
24 Shkurt 2009
Miq nga Zelanda e Re, ju lutemi, përkrahni Creative Freedom Foundation.
16 Shkurt 2009
Europeans, please attend this conference on the Telecom package, called "Who wants to control the Internet?".
1 Shkurt 2009
PDF është një format i lirë që ka përkrahjen e software-it të lirë, por shumë dokumenta PDF ju udhëzojnë të përdorni një lexues të një prodhimi të caktuar. Mësoni më tepër rreth lexuesash PDF nga software-i i lirë dhe përparësitë e tyre, te pdfreaders.org.
27 Janar 2009
FSF-ja ka botuar një GCC Runtime Library Exception të re, e cila do të lejojë krejt kodin bazë të GCC-së të përditësohet nën GPLv3-in, dhe mundësojë zhvillimin e një mjedisi shtojcash për GCC.
9 Janar 2009
Me hedhjen në qarkullim sot të Windows 7 beta publike, FSF-ja deklaron fitore në fushatën e vet BadVista.org. Lexoni dhe shpërnajeni njoftimin e plotë.

Ç'qe e Re në Vitet e Shkuara