Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Freedom Fry — “Gëzuar datëlindjen GNU”

Z. Stephen Fry ju njeh me software-in e lirë, dhe ju kujton një datëlindje shumë të veçantë.

Mbi 20 përkthime të filmit deri sot

Ndihmoni të përkthehet videoja në gjuhën tuaj dhe dhe kredencialet e plota

Licencuar sipas Creative Commons Attribution-No Derivative Works 3.0 United States License.

Regjistrohuni te Përkrahës i Software-it të Lirë, një përditësim ui përmuajshëm mbi GNU-në dhe FSF-në

Përfshihuni te GNU!

Projektin GNU e nisëm me një synim të përgjithshëm të caktuar: të krijohej një sistem operativ me software të lirë, Sistemi GNU. Fokusi i GNU-së shkon shumë më tej: çfarëdo pune që duan të bëjnë përdoruesit e kompjuterave do të duhej të bëhej me software të lirë, ndaj dhe është pjesë potenciale e GNU-së. Për shembull, çfarëdo programi që gjendet në një shpërndarje GNU/Linux tipike, mund të jetë kandidat.

Pra, mirëpresim paketa të reja te GNU, për të shpënë më tej kauzën tonë të përbashkët të software-it të lirë. Nëse doni të bëheni pjesë dhe keni një paketë të përshtatshme, ju lutemi, plotësoni, sa për fillim, këtë pyetësor të shkurtër dhe shihni atje hollësi ndihmëse. Lista e Software-it të Lirë përmban listën e krejt paketave GNU aktuale.

Një tjetër rrugë e rëndësishme si të ndihmohet GNU-ja është duke kontribuar te projekte GNU ekzistues. Lista GNU Help Wanted është një listë e përgjithshme punësh për software-et GNU. Mund të shihni edhe mundësinë e marrjes përsipër të një pakete GNU të pamirëmbajtur më. Edhe faqja e përgjithshme Ndihmoni GNU-në përmban mjaft rrugë joteknike për të dhënë ndihmesë.

Nëse zotëroni aftësi si webmaster, mund të shihni mundësinë të ndihmoni rreth këtij sajti—ju lutemi, kryeni provën tonë për webmaster.

Shërbyesi ynë savannah.gnu.org është vendi qendror për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e software-it të lirë dhe mjaft projekte GNU strehohen te savannah. Savannah mirëpret dhe përkrah gjithashtu projekte software-i të lirë që nuk janë paketa zyrtare GNU, ndaj jeni të lirë ta përdorni për çfarëdo pune tuajën me software-in e lirë; ndryshe nga sajte të tjerë strehues, savannah bazohet fort te idealet e software-it të lirë.

Përkrahni FSF-në

 [Stemë e FSF-së] 

Dhurimi juaj bamirës për FSF-në ndihmon në përkrahjen, përhapjen dhe zhvillimin e software-it të lirë:

Bëhuni pjesë e FSF-së që sot!, ose Bëni një dhurim

Filozofia

Njihuni më tepër me filozofinë pas software-it të Lirë.

Regjistrohuni te Përkrahësi i Software-it të Lirë

Përditësim mujor rreth GNU-së dhe Free Software Foundation

 

Shkarkoje

  • gNewSense, një shpërndarje GNU/Linux e bazuar në Debian dhe Ubuntu, me sponsorizim nga FSF-ja.
  • BLAG, BLAG Linux dhe GNU, një shpërndarje GNU/Linux e bazuar në Fedora.

Më tepër shpërndarje GNU dhe një listë e plotë e paketave GNU