Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Citim i Pasaktë

Qarkullon një citim në Internet, që më vishet mua, por s’është shkruar prej meje.

Ja teksti që qarkullon. Pjesa dërrmuese e tij qe kopjuar nga pohime që kam bërë, por pjesë me të pjerrëta këtu s’është prej meje. Jep ide që janë gabim ose që janë ngatërruar.

Do të doja t’ju ndërprisja për një çast. Ajo që ju i referohen si Linux, në fakt është GNU/Linux, ose si kam filluar ta quaj tani së fundi, GNU plus Linux. Linux-i s’është një sistem operativ në vetvete, por një tjetër përbërë i lirë i një sistemi plotësisht funksional GNU, i bërë i dobishëm përmes GNU corelibs, mjetesh shell dhe përbërës jetikë të një sistemi, që përbëjnë një OS të plotë siç përkufizohet nga standardet POSIX. Mjaft përdorues kompjuteri xhirojnë përditë një version të ndryshuar të sistemit GNU, pa e kuptuar. Përmes një kthese të çuditshme në rrjedhën e ngjarjeve, versioni i GNU-së i cili përdoret gjerësisht sot, shpesh quhet “Linux” dhe mjaft prej përdoruesve të tij nuk janë të ndërgjegjshëm se në fakt është sistemi GNU, i zhvilluar nga Projekti GNU. Ka vërtet një Linux dhe këta njerëz po e përdorin, por është vetëm një pjesë e sistemit që ata përdorin.

Linux-i është kerneli: programi në sistem që shpërndan aftësitë e makinës te programet e tjera që xhironi. Kerneli është pjesë themelore e një sistemi operativ, por në vetvete i padobi; mund të marrë kuptim vetëm në kontekstin e një sistemi të plotë operativ. Linux-i përdoret normalisht i ndërthurur me sistemin operativ GNU: sistemi i plotë është në thelb GNU me Linux-in shtuar atij, ose GNU/Linux. Krejt të ashtuquajturat shpërndarje “Linux” janë përnjëmend GNU/Linux.

Gabimi kryesor është se Linux-i, në kuptimin e ngushtë të fjalës, nuk është pjesë e sistemit GNU - kerneli i të cilit është GNU Hurd. Versionin me Linux ne e quajmë “GNU/Linux”. Dakord ta quani edhe “GNU”, kur doni vërtet t’i bini shkurt, por është më mirë të quhet “GNU/Linux” që kështu t’i jepet ca hakë Torvalds-it.

S’e përdorim termin “corelibs” dhe nuk jam i sigurt se ç’do të donte të thoshte, por GNU-ja është shumë më tepër se sa paketa specifike që kemi zhvilluar për të. Iu futa kësaj pune më 1983-shin, për të zhvilluar një sistem operativ, duke e quajtur GNU dhe ajo punë lypte zhvillimin e cilësdo paketash të rëndësishme që s’mund t’i gjenim gjetkë.

Shihni Linux dhe GNU dhe PBR për GNU/Linux, plus historikun te Projekti GNU.