Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Një Arsye për Kremtim

Dyzet vjet më parë, Richard Stallman-i bëri të ditur planin për të zhvilluar sistemin operativ GNU, që do të përbëhej tërësisht nga software i lirë. Ekzistenca e një sistemi operativ të lirë do t’u bënte të mundur njerëzve të punonin lirisht me kompjuterat e tyre, duke hequr qafe pushtetin e zhvilluesve të software-it jo të lirë.

Projekti GNU ka ngritur gjithashtu lëvizjen mbarëbotërore të software-it të lirë.

Në 27 shtator të 2023-shit bashkësia GNU u mblodh në Biel/Bienne, për të kremtuar këtë rast dhe për të ndihmuar të ndërtohet një e ardhme në të cilën liria e përdoruesve në punimin me kompjuter të zgjerohet më tej se kurrë më parë.

Foto grupi © Théo Bondolfi 2023, CC BY-SA 4.0

Organizimi

Kjo veprimtari u mbajt nga GNUnet e.V. dhe organizua me ndihmën e vullnetarëve nga anembanë bota.

Sponsorë

NLnet foundation NGI Zero vendosi të bëjë një dhurim në përkrahje të veprimtarisë, çka mbuloi praktikisht gjysmën e shpenzimeve tona. Shumë faleminderit! Fondacioni NLnet është një përkrahës i njohur, afatgjatë i Software-it të Lirë dhe po kërkojnë vlerësues teknologjie për procesin e tyre të akordimit të granteve. Nëse po kërkoni një vend pune për të përkrahur Software-in e Lirë në përgjithësi, ju lutemi, hidhini një sy!

Rendi i ditës

09:15: “Puna e FSFE-së: Një Përmbledhje për Hacker-a Software-i të Lirë”, nga Matthias Kirschner - (Kartelë video) | (Diapozitiva)

10:00: "GNU Anastasis" nga Christian Grothoff - (Kartelë video)

10:15: "Sistemi i Emrave GNU" nga Martin Schanzenbach - (Kartelë video) | (Diapozitiva)

10:45: “40 vjetët e Ardhshëm të Software-it të Lirë - Fusha Përparësie të Nextcloud-it për të Maksimizuar Ndikimin”, nga Björn Schießle - (Kartelë video) | (Diapozitive)

11:30: “Zgjerimi i kuadrit të objektivave të Projektit GNU”, nga Panos Alevropoulos - (Kartelë video) | (Diapozitiva)

13:00: GNU Taler, nga Florian Dold dhe Isidor Wallimann - - (Kartelë video) | (Diapozitiva)

13:45: Laudatio nga Jörg Mäder (Parlamenti Zviceran) - (Kartelë video)

14:00: Fjala kryesore: “Liria në punën me kompjuterat, 40 vjet pas fillimit, për ta mbrojtur vërtet.”, nga Richard Stallman, themeluesi i GNU-së - (Kartelë video) | (Sesion pyetjesh-përgjigjesh)

15:00: GNU Health nga Luis Falcon - (Kartelë video) | (Diapozitiva)

16:00: GNU Jami nga Sébastien Blin - (Kartela video) | (Diapozitiva)

16:35: GNU Jitter nga Luca Saiu - (Kartelë video) | (Diapozitiva)

17:00:Projekti Libre-SOC”, nga Tobias Platen - (Kartela video) | (Diapozitiva)

17:30:GNU poke: Hyrje dhe Shembuj përdorimi të GNU poke për testim protokollesh dhe formatesh”, nga Mohammad-Reza Nabipoor - (Kartelë video)

19:30: “Si funksionon ekipi i webmaster-ave të GNU-së”, nga Jason Self - (Kartelë video) | (Diapozitiva)

20:00: Fjala mbyllëse nga Richard Stallman, themeluesi i GNU-së - (Kartelë video)

Ndajeni GNU-në me të tjerët

[Stemë e Ditëlindjes së 40-të të GNU-së]

Trupëzojeni këtë figurë në sajtin apo blogun tuaj.

<a href="https://www.gnu.org/gnu40"><img src="https://www.gnu.org/gnu40/GNU40_badge-sm.png" alt="[ Kremtoni 40 vjetët e GNU!-së ]" /></a>