Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Letër e RMS-së për Tim O'Reilly-n

Ja një mesazh që Richard M. Stallman i dërgoi Tim O'Reilly-it më 11 mars, 2000, lidhur me një deklaratë të Jeff Bezos, CEO i Amazon-ës, ku bëhej thirrje që patentat e software-it të zgjasin thjesht 3 ose 5 vjet.

Ju lutemi, lexoni më tepër rreth bojkotit.

Ju lutemi, na përkrahni, po ashtu, duke krijuar një lidhje prej faqes suaj apo sajtesh për te
http://www.gnu.org/philosophy/amazon.html!


Ideja që patentat e software-it duhet të zgjasin 3 ose 5 vjet ka një dhjetëvjeçar që është propozuar, si një kompromis që do të eliminonte shumicën e dëmit që patentat e software-it bëjnë sot. Përkrahja e kësaj ideje nga Jeff Bezos është gjë e mirë, ngaqë mund të na shpjerë një hap më pranë veprimit nga Kongresi. Përgëzime për ndihmën për sjelljen e kësaj në vëmendje.

Por një ligj i tillë është ende larg dhe ndërkohë Amazon-a është ende përgjegjësie për veprimet e veta.

Amazon-ën e zgjodhëm për bojkot, mes mijëra shoqërish që kanë shtënë në dorë patenta software-i, ngaqë Amazon-a është mes të paktave që kanë shkuar aq larg sa të padisin dikë faktikisht. Kjo e bën një shkelës shembullor. Shumica e të zotëve të patentave thonë se patentat e software-it i kanë “për qëllime mbrojtëse”, për të bërë presion për licencime reciproke, në rast se kërcënohen me padi rreth patentash. Ngaqë kjo është strategji reale për vetëmbrojtje, mjaft nga këta të zotë patentash mund të nënkuptojnë vërtet atë çka thonë. Por ky shfajësim s’vlen për Amazon-ën, ngaqë ajo qëlloi e para.

Letra e Bezos-it riafirmon synimin e vazhdueshëm të Amazon-ës për t’u angazhuar në luftë të pakufizuar patentash, kur thotë se vendimi se kur dhe ku të goditet do të vendoset nga “arsye biznes”. Do t’i bashkohesha me gëzim Bezos-it në përkrahjen për një ligj që i kufizon patentat në 3 ose 5 vjet, por besoj se duhet të vazhdojmë të kritikojmë dhe bojkotojmë Amazon-ën deri sa të dalë një ligj i tillë—ose deri sa Amazon-a të bëjë të tjera ndryshime të përshtatshme në sjelljen e vet, për të përligjur në ndryshim në tonën.

Ko s’do të thotë të insistohet se Amazon-a duhet të shkojë aq larg sa t’u japë fund patentave të veta. Frenimi përmes patentash është një mbrojtje jo adekuate kundër agresorësh të armatosur me patenta, por është e vetmja mbrojtje, ndaj s’do t’i kërkoja Amazonës (apo kujtdo) të heqë dorë nga përdorimi i patentave për vetëmbrojtje apo siguri kolektive. Në vend të kësaj, Amazona dhe të tjerë zotërues patentash software-i duhet të heqin dorë nga përdorimi i patentave për agresion dhe të adoptojnë një politikë mospërdorimi i pari. Nëse Amazon-a bën këtë, në një rrugë të parevokueshme dhe shtrënguese, s’do të kem kritikë të mëtejshme Amazon-i.