Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Ç’ka të Re te dhe rreth Projektit GNU

Veprimtari Së Afërmi | Vazhdimi Me GNU/FSF | Informacione për Shtypin and Njoftime Për Shtypin

23 Dhjetor 2008
Nëse shkolla juaj i është përkushtuar Software-it të Lirë, dëshirojmë të kemi lajme prej jush, që t’i bëjmë të ditura ato. Ka migruar shkolla juaj në GNU/Linux, apo ka bërë të vetën rregullin e patundur të hedhjes tej të software-it pronësor? Po qe kështu, lidhuni me përgjegjësit e site-it te webmasters@gnu.org për të na e bërë të ditur.
05 Dhjetor 2008
FSF-ja po kërkon njerëz që mund të ndihmojnë të kalohet gNewSense te laptopi Lemote, një sistem me bazë MIPS. Nëse mund të ndihmoni, ju lutemi, lidhuni me info (at) fsf.org ose Richard Stallman: rms (at) gnu.org .
19 Shtator 2008
SGI, faleminderit që e le të lirë desktopin GNU/Linux 3d!
4 Shtator 2008
Qytetarë francezë -- Plane të Hadopi-t për të përqafuar një ligj, 'Loi Creation et Internet', me të cilin do të mund të ndëshkoheshin personat që nuk 'respektojnë' të drejtat e kopjimit në Internet. Numerama paraqet dhjetë arsyet për ta hedhur tej këtë ligj.
21 Gusht 2008
FSF-ja po pranon propozimet për dy çmimet e saj vjetore, Çmimi për Shtytjen Përpara të Software-it të Lirë dhe Çmimin për Projekte të Dobisë Shoqërore. parashtroni propozimet tuaja për Çmimet e Software-it të Lirë 2008 -- Propozimet mbyllen më 31 Tetor 2008.
31 Korrik 2008
FSF-ja ka botuar një artikull që zbulon sheshit kufizimet që Apple po përdor për të bllokuar përdorimin e software-it të mbuluar nga leja GPLv3 në platformën e saj iPhone, për të penguar përdoruesit të shkëmbejnë dhe ndryshojnë software të lirë në kompjuterat e tyre portativë. Ju lutemi, lexojeni dhe shpërndajeni artikullin te miqtë tuaj, familja, kolegët dhe bashkëpunëtorët.
11 Korrik 2008
Lexoni dhe shpërndani te miqtë tuaj, familja dhe kolegët, këto 5 arsye pse duhet shmangur iPhone 3G. DRM-ja te iPhone-i pengon krejt xhirimin në të të software-it të lirë dhe i jep Apple-it autoritetin të përcaktojë çfarë mund të instalohet ligjërisht nga cilido në kompjuterin e vet portativ.
24 Qershor 2008
Luftojeni DMCA-në Kanadeze!.
20 Qershor 2008
Hidhuni në veprim kundër ACTA -- Anti-Counterfeiting Trade Agreement.
14 Maj 2008
Free Software Foundation (FSF) ka mbërritur në një pikë të shënuar të fushatës së tij PlayOgg.org, me njoftimin që stacioni i lajmeve WBUR Boston, Radio Publike Kombëtare (NPR) ka filluar të transmetime web në mbarë botën në formatin e lirë audio Ogg Vorbis. Rrëkeja WBUR gjendet http://www.wbur.org/listen/, ose mund të shkoni drejt e te http://audio.wbur.org/stream/live_ogg.m3u.
5 Mars 2008
GNU-ja ka paraqitur kandidaturën për të qenë një organizëm në programin Google's Summer of Code 2008. Nëse doni të merrni pjesë, si udhëheqës shkencor, student, apo çfarëdo qoftë rruge tjetër, ju lutemi, shihni sugjerimet e deritanishme për projektin SoC dhe udhëzime shtesë për SoC.
24 Janar 2008
Po i afrohemi fundit të fushatës dimërore për grumbullim fondesh. Na duhen ende 70 anëtarë të tjerë për të arritur synimin tonë për 500 deri në fund të muajit. Bëhuni anëtar dhe ndihmoni të përhapet lajmi duke shtuar te blogu apo site juaj web stemën e fushatës!

Ç’kish të Re Në Vitet e Mëparshme