English [en]   Deutsch [de]   français [fr]   日本語 [ja]   português do Brasil [pt-br]   русский [ru]   Shqip [sq]  

Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Përzgjidhni gjuhë

I dashur vizitor! Kjo faqe ofron një rrugë për të përcaktuar gjuhën tuaj të parapëlqyer; kjo përzgjedhje do të ketë përparësi mbi parapëlqimet e caktuara te shfletuesi juaj. Që të arrihet kjo, depozitojmë një cookie; mund ta ktheni në fillimet përmes mundësisë së parë në këtë listë, dhe shfletuesi juaj do ta rikthejë në fund të sesionit tuaj.

Nga e dini gjuhën time amtare? Po na spiunoni?

Teksa shfletoni në Web, shfletuesi juaj tok me kërkesën për çfarëdo dokumenti dërgon një parametër që tregon parapëlqimet tuaja për gjuhën. Kjo është diçka që zakonisht e përcaktoni te rregullimet tuaja mbi shfletuesin. Nëse keni shkarkuar një shfletues të përkthyer në danisht, gjasat janë që të ketë ardhur i paraformësuar të dërgojë Accept-Language: da. Shërbyesit tanë janë formësuar që t’i përgjigjen këtij parametri duke dhënë faqen në gjuhën e kërkuar, nëse ka përkthim në të; përndryshe, dërgohet faqja origjinale në anglisht.

Tani afër shtuam një lidhje “Caktoni Gjuhën”, në krye të çdo faqeje për t’ju lejuar të anashkaloni atë rregullim dhe “për të fiksuar” një gjuhë të dhënëm të ndryshme nga rregullimi parazgjedhje i shfletuesit tuaj. Për shembull, mund të zgjidhni shqipen, për shfletim të gnu.org-ut, edhe pse shfletuesi juaj ka të anglishten të zgjedhur. Kjo veçori përdor një cookie.

Nëse jeni i ndjeshëm ndaj privatësisë tuaj në Web, mund të provoni Paketën Tor, e gatshme që nga https://torproject.org/. Mes mjaft përmirësimesh të tjera kundrejt shfletuesve të thjeshtë lidhur me privatësinë, TBB vjen i formësuar të duket si të ish një shfletues me bazë Windows, që përdor US-English.

E keni saktë që rregullimi për gjuhën në shfletuesin tuaj mund të përdoret nga disa sajte apo palë të treta për të identifikuar shfletuesin tuaj specifik dhe dërguar reklama enkas. Tor-i ofron rrugën më të parrezik që dimë për të shmangur shënjestrizim të tillë. Sidoqoftë, projekti GNU nuk e përdor këtë apo metoda të tjera shënjestrizimi, madje as cookies (hiq rastin e anashkalimit opsional për gjuhën, përmendur më sipër): thjesht i kemi merak përdoruesit tanë dhe s’jemi të interesuar t’ju spiunojmë. Parametri Accept-Language është një mjet i rëndomtë drejt lënde të përkthyer, në përputhje me parapëlqimet e përdoruesit. Më tepër rreth tij mund të mësoni që nga W3C.

As nuk gjurmojmë adresa IP për vizitorët tanë, dhe vetë sajti është i ndërtuar kryesisht prej faqesh statike, dhe nuk përdor Javascript. Jini i qetë se projekti GNU dhe FSF-ja janë shumë të kujdesshëm rreth privatësisë së përdoruesve. Nëse keni ndonjë dyshim, mos ngurroni të lidheni me ne.

SIPËR NË KRYE


[Logo FSF-je] “The Free Software Foundation (FSF) është një ent jofitimprurës me një mision mbarëbotëror: promovimin e lirisë së përdoruesit të kompjuterit. Ne mbrojmë të drejtat e krejt përdoruesve të software-it.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose ose duke bërë një dhurim.