Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Finalistë për Çmimin Software-i i Lirë, 1998

Shihni të propozuarit ose citimin nga fituesi Larry Wall.

Ndarja e Parë e Çmimit Vjetor të Free Software Foundation-it për Shpënien Përpara të Software-it të Lirë

MIT Media Lab
E premte, 9 tetor, 1998

Finalistë

Projekti Apache është një përpjekje zhvillimi software-i në bashkëpunim, që synon krijimin e një sendërtimi të fuqishëm, për shkallë komerciale, plot me veçori, dhe kod burim të passhëm lirisht, të një shërbyesi HTTP (Web).

Apache-i ka demonstruar se software-i i lirë mund të jetë më i mirë në konkurrencë (tregu) të hapur, matur kjo me standarde komerciale për cilësinë, dhe se një proces zhvillimi i hapur, i shpërndarë mund të prodhojë software të tillë. Teksa ka plot software të lirë, të cilësisë komerciale, besoj se Apache-i është unik, si për faktin e të qenit i parapëlqyer kundrejt konkurrentëve komercialë, ashtu edhe për faktin se është zhvilluar në një mënyrë relativisht të decentralizuar.

Donald J. Becker u propozua për punën mbi përudhës pajisjesh rrjeti për GNU/Linux, dhe për projektin Beowulf.

Ai është Staff ScientistCenter of Excellence in Space Data and Information Sciences. CESDIS është pjesë e Shoqatës së Universiteteve për Kërkime Hapësinore (University Space Research Association), një konsorcium jofitimprurës universitetesh që financojnë kërkim universitar lidhur me hapësirën dhe që mban në këmbë grupe të tilla kërkimi si RIACS dhe ICASE. Ai është gjithashtu hulumtuesi kryesor në Projektin Beowulf, një përpjekje për të zhvilluar një shpërndarje software për të ndihmuar të tjerët të ndërtojnë kompjuter të fuqishëm bazuar në një kluster nyjash të rëndomta përpunimi që xhirojnë GNU/Linux.

Tim Berners-Lee shpiku World Wide Web-in, një nismë hipermedia për shkëmbim global informacionesh, e bazuar në internet. Ai udhëheq World Wide Web (W3) Consortium, një forum i hapur shoqërish dhe entesh me misionin e arritjes së potencialit të plotë të Web-it.

Përgjatë historisë, Hiperteksti dhe koncepti i një sistemi universal dokumentesh dhe lidhjesh është shpikur dhjetëra herë. Kontributi unik i Timit u bë i mundur, dhe u demonstrua në mënyrë të pakundërshtueshme, nga fuqia e pashtershme e software-it të lirë. Nën këtë infrastrukturë erdhi në jetë World Wide Web, dhe më shumë se gjithçka tjetër, ndryshoi perceptimin e botës për vlerën e lindur të software-it të lirë.

L. Peter Deutsch u propozua për Ghostscript-in, një interpretues për gjuhën PostScript (TM). Një interpretues PostScript zakonisht pranon një grup urdhrash grafikësh. Përfundimi zakonisht është një bitmap faqeje që mandej i dërgohet pajisjes output, bie fjala një shtypës ose një monitor. PostScript-i është i trupëzuar në mjaft shtypësa.

Ghostscript-i është baza e thuajse krejt sistemeve të shtypjes GNU/Linux (dhe mundet edhe OS-ësh të tjerë të lirë.

Jordan Hubbard qe një nga themeluesit e Projektit FreeBSD dhe është i ngarkuari për marrëdhëniet me publikun dhe inxhinier i hedhjeve në qarkullim të sistemit, si edhe President dhe Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i FreeBSD, Inc. “Number One cat herder”. FreeBSD është një sistem operativ i përparuar Unix BSD për kompjutera “PC-compatible”.

Jordan Hubbard do të kryesojë pjesën FREENIX në USENIX '99, në Monterej, Kaliforni, më 6-11 qershor, 1999.

Donald Knuth, një nga etërit e informatikës u propozua për sistemin e tij TeX të tipografisë dhe teknikën e tij “literate programming”. “Ndihmesa e tij e veçantë është se shpjegoi një program të gjerë që kryen punë “praktike”.” Në librat e tij përfshihen Arti Programimit Për Kompjuter, Literate Programming, dhe Tipografi Dixhitale. Ai është Professor i Merituar i Artit të Programimit Për Kompjuter, në Universitetin e Stanfordit.

Më 1974-n, Donald Knuth fitoi Çmimin Turing, çmimi teknik më me prestigj i ACM-së. Më 1996 fitoi Çmimin Kjoto, çmimi më i lartë privat për arritje në karrierë, gjëja më e afërt me një Çmim Nobel për informatikë.

Ted Lemon u propozua për punën e tij me Internet Software Consortium. ISC është një korporatë jofitimprurëse për sendërtim kodi të passhëm publikisht për pjesë kyçe të infrastrukturës së Internetit. Programet e tij të tanishëm përfshijnë sendërtime të përdorur gjerësisht të Domain Name System (BIND), Netnews (INN) dhe Dynamic Host Configuration Protocol (DHCP). Ted Lemon është Arkitekt dhe programues në ISC DHCP, e cila automatizon shumicën e administrimit të adresave IP në makina klient, dhe ai merr pjesë aktivisht te lista e asistencës për atë produkt.

Tedi është i shkëlqyer kur vjen puna për të marrë parasysh sugjerime për ndryshime te software-i dhe përfshirja e atyre që do ta bëjnë produktin më të dobishëm, teksa kodi bazë mbahet “i fortë si shkëmb” dhe sigurohet që gjithçka përputhet me pertinent RFCs. Sikur të punonin më tepër njerëz për një ide përpara se të hidhnin në qarkullim produktin, ashtu siç bën Tedi, software-i i kompjuterit do të ishte shumë më i qëndrueshëm dhe do të ndërvepronte më lehtë me software dhe hardware tjetër.

Brian Paul është autor i librarisë Mesa 3D për grafika. Mesa përdor API-n (Application Programming Interface) OpenGL . Shumica e aplikacioneve të shkruara për OpenGL mund të përdorin Mesa-n pa ndryshuar kodin burim. Mesa fillimisht qe konceptuar për sisteme Unix/X11 dhe ende është ajo me mbulim më të mirë në këto sisteme. Të tjerë kanë kontribuar përudhës për Amiga, Apple Macintosh, BeOS, NeXT, OS/2, MS-DOS, VMS, dhe Windows 95/NT.

Brian Paul tani punon te Avid Technology në Tjuksbëri, Masaçusets, por puna e tij atje s’ka lidhje me Mesa-n. Më herët qe i punësuar në Qendrën për Shkencë dhe Inxhinieri Hapësinore në Universitetin e Uiskonsinit — Madison.

Eric S. Raymond u propozua për shkrimet e tij, veçanërisht sprovën e tij “Katedralja dhe Pazari”. Ky artikull u përshkrua nga Netscape Communications, Inc., si një faktor i rëndësishëm për vendimin e tyre për të hedhur në qarkullim si “me burim të hapur” të software-it klient të tyre.

Ai është gjithashtu redaktor i The New Hackers' Dictionary; studiuesi kryesor dhe autor i Portable C and Unix Systems Programming; programues i “C-INTERCAL”, një përpilues INTERCAL-to-C; bashkëzhvilluesi kryesor i ncurses, një librari freeware për trajtim ekrani me një API të përputhshme me System V curses(3); bashkë-kujdestar i Retrocomputing Museum; dhe drejtor teknik i Chester County Internet Link (CCIL).

Ai “përkufizoi se ç’do të thotë te jetë me Burim të Hapur” dhe qe “përgjegjësi i vetëm për kalimin në burim të hapur të Netscape-it”. “Programi i tij fetchmail (pa përmendur përkthyesin e mrekullueshëm nga Intercal-i në C :) ) është një e mirë e madhe.”

Henry Spencer është programues Unix i përmendur gjerësisht, që ka zhvilluar software të fuqishëm dhe të përdorur gjerësisht për trajtim shprehjesh të rregullta.

Ai hapi sajtin e parë Usenet në Kanada, dhe është një kontribues shumë i njohur në mjaft fusha të Usenet-it, sidomos në grupet për hapësirë dhe C. Ai dhe David Lawrence shkruan Si të administrohet Usenet-i. Ka shkruar gjithashtu The Ten Commandments For C Programmers, dhe kapitullin për “shprehjet e rregullta” te Software Solutions in C.

Ai ka shkruar një numër programesh që mund të kihen lirisht: public-domain getopt, librarinë e parë të rishpërndarshme vargjesh, librarinë e rishpërndarshme të përdorur gjerësisht të shprehjeve të rregullta, librarinë 4.4BSD POSIX të shprehjeve të rregullta, formatuesin awf të teksteve, etj. Ai dhe Geoff Collyer shkruan C News, një nga dy paketat e rëndësishme software për transport dhe depozitim lajmesh rrjeti.

Larry Wall u propozua për kontributet e tij të shumta për shpënien përpara të software-it që mund të shpërndahet lirisht, me Perl-in si më të njohurin, një gjuhë e fuqishme skriptimesh për manipulime teksti dhe administrime sistemi të sofistikuara. Programe të tjera të tija të përdorura gjerësisht përfshijnë rn (lexues lajmesh), patch (mjet zhvillimi dhe shpërndarjeje), metaconfig (një program që shkruan programthe Configure), dhe lojën Warp për luftëra hapësinore.

… Perl, një mjet që i shpie idetë e Unix-it për zhdërvjelltësi dhe bartje më tej se thuajse çfarëdo programi përpara tij. Perl është ndoshta programi GNU më i fuqishëm dhe gjerësisht i aplikueshëm.

Larry Wall ka promovuar përherë mbajtjen të lira për këdo të sendërtimeve të tij, për studim, përmirësim, apo bazim në to, dhe lirinë për këdo të përfitojë në çfarëdo mënyre që munden prej produkteve të tij.

Gati për këtë faqe:

[en] English   [sq] Shqip  

 [Logo FSF-je]  “The Free Software Foundation (FSF) është një ent jofitimprurës me një mision mbarëbotëror: promovimin e lirisë së përdoruesit të kompjuterit. Ne mbrojmë të drejtat e krejt përdoruesve të software-it.”