Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.
Letra për Amazon-ën nga Nat-i
Kjo është një letër prej Nat Friedman-it lidhur me Bojkotimin e Amazon-ës. Ju lutemi, lexoni më tepër rreth këtij bojkoti dhe na përkrahni duke vendosur një lidhje prej faqes suaj hyrëse!
Datë: E martë, 23 Dhjetor 1999 17:26:30 -0500 (EST)
Nga: Nat Friedman <nat@nat.org>
Për: Richard Stallman <rms@gnu.org>
Subjekt: Sukses i Bojkotit të Amazon-ës!
Content-Type: text/plain; charset=us-ascii
Content-Length: 658
Tungjatjeta Riçard,
Duket se përpjekjet tuaja për të krijuar rezistencë ndaj patentës
qesharake të Amazon-ës mbi njëklikimin po japin frute! Im atë është
kambist aksionesh, dhe sot mbrëma më tregoi një lajm që i erdhi
përmes shërbimit të brendshëm të shoqërisë, ku përshkruhej (goxha saktë)
bojkoti dhe roli juaj në të. Me sa duket, është shpërndarë gjerësisht
për firmat e kambistëve të aksioneve, dhe AMZN, në lajmet e sotme
ra me shtatë pikë (nuk kish arsye tjetër të dukshme
për rënien).
Ndoshta tani që Amazon-a po e ndjen goditjen në xhep, do të bëjnë
më tepër kujdes.
Përgëzime! Vazhdoni kështu.
Si përherë, urimet më të mira,
Nat
Sistemi Operativ GNU![[Logo FSF-je]](/graphics/fsf-logo-notext-small.png)