Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.
Hidhuni Në Veprim
Elemente në këtë faqe për: Veprimtarë - Zhvilluesa - Administratorë sistemi - Webmasters - Përkthyesa.
Për Veprimtarë të Software-it të Lirë…
Përkrahni fushatat e tanishme të FSF-së
Ju lutemi, përkrahni fushatat e FSF-së, që tani përfshijnë: kundër DRM-së, mëkatet e Windows 7 -s, PlayOGG, kundër patentave mbi software-in, OpenDocument, BIOS i lirë, and kundër ACTA-s. Site-i përmbledhës i bashkësisë së lëvizjes mbarëbotërore për software të lirë është LibrePlanet.
Ndihmoni të luftohen patentat mbi software-in
Ju lutemi, ndihmoni t'u jepet fund patentave mbi software-in kudo në botë. Ju lutemi, përkrahni veçanërisht përpjekjet kundër patentave mbi software-in në Europë. Shiheni dhe ndajeni me të tjerët këtë film Absurditeti i Patentave.
Thirrje WIPO-s për ndryshim të emrit dhe misionit të vet
Ju lutemi, përkraheni këtë deklaratë që i bën thirrje WIPO-s të ndërrojë emrin dhe misionin e vet.
Zgjeroni Listën e Software-eve të Lirë
Jepni ndihmesë te Lista e Software-eve të Lirë: parashtroni paketa të reja, ndreqje për gjëra ekzistuese, dhe ndihmoni në mirëmbajtjen e saj.
Nisni një Grup Përdoruesish GNU/Linux në zonën tuaj, dhe na dërgoni të dhënat e grupit
Për më tepër të dhëna: Grupe Përdoruesish GNU.
Për Zhvilluesa Software-i…
Kontribuoni te projektet e software-it të lirë që kanë përparësi të madhe
Siç tregohen në faqen web të FSF-së për projektet me përparësi të madhe.
Kontribuoni te GNUstep
Ju lutemi, kontribuoni si përdorues apo zhvillues te GNUstep, një "object-oriented framework" i lirë, për zhvillim programesh, dhe ndihmoni që të arrijë gjendjen e një mjedisi të plotë desktop.
Merrni përsipër një paketë GNU pa zot
These GNU packages are looking for a maintainer: alive, dotgnu-forum, dr-geo, gnu-queue, gnuzilla (and icecat), goldwater, halifax, metahtml, orgadoc, pgccfd, polyxmass, quickthreads, snakecharmer, thales, trueprint. We are also looking for a co-maintainer for the CASE tool ferret and the bug tracking tool gnats. See the package web pages for specific information, and this general information about GNU packages and maintenance, and then email maintainers@gnu.org if you have time and interest in taking over one of these projects.
Kontribuoni te zhvillimi i një pakete GNU
Shihni kërkesat “lypset ndihmë” nga mirëmbajtësit e mjaft paketave.
GNU configure për paketa Python
Na duhet një sistem standard GNU configure dhe make për paketa me bazë Python që përdorin metodën Python build.py method. Kjo do të ishte menjëherë e dobishme për GNU Bazaar dhe GNU MediaGoblin. (Për shembull, GNU DESTDIR mund t'i përgjigjet goxha mirë build.py --root. Të tjerë, të tillë si install, kanë të barazvlefshëm të drejtpërdrejtë.)
Bëjeni programin tuaj një paketë GNU
Që ta bëni pjesë të Sistemit GNU paketën tuaj me software të lirë, shihni këto të dhëna rreth fillimit të zbatimit tuaj.
Për Përgjegjësa Sistemi…
Ndihmë në administrimin e Savannah-s
Ndihmoni të mirëmbahet site-i i strehimit të software-it të lirë i sponsorizuar nga GNU: më tepër të dhëna.
Për Webmasters…
Bëhuni pjesë e ekipit webmasters GNU
Për Përkthyesa…
Bëhuni pjesë e një ekipi përkthyesish të GNU-së
Ndihmoni të mirëmbahen dhe përditësohen përkthimet e www.gnu.org: më tepër të dhëna.
Së fundi, për më tepër hollësi dhe gjëra shtesë, vizitoni Si Mund ta Ndihmoni Projektin GNU.
Fusha veprimi për: Veprimtarë - Zhvilluesa - Administratorë sistemi - Webmasters - Përkthyesa.