Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Çmimi Software i Lirë për 1998

Larry Wall fitoi çmimin e Free Software Foundation-it 1998 për Shpënien Përpara të Software-it të Lirë me shumë nga kontributi i tij për përparimin e software-it të shpërndarë lirisht, me Perl-in si më të shënuarin, një gjuhë e fuqishme skriptimi për manipulime të sofistikuara teksti dhe administrim sistemi. Te programe prej tij, që përdoren gjerësisht, përfshihen rn (lexues lajmesh), patch (mjet zhvillimi dhe shpërndarjeje), metaconfig (një program që shkruan skripte Configure) dhe loja Warp lufte kozmike.

… Perl, një mjet që i shpie më tej se çfarëdo programi tjetër para tij idetë e Unix-it mbi zhdërvjelltësinë dhe kalueshmërinë.

Larry Wall ka kërkuar përherë që sendërtimet prej tij të jenë lirisht të studiueshme, të thellueshme dhe të përdorshme nga cilido, pa kufizime dhe lirinë për këdo që të përfitojë në çfarëdo rruge që munden prej produkteve të tij.

Gjatë zgjedhjes së fituesit, kërkuam për dikë që ka dhënë kontribut të madh në përparimin dhe zhvillimin e software-it të lirë, përmes veprimtarish që përputhen me frymën e software-it të lirë.

Çfarëdo lloj veprimtarie do të ishte e propozueshme—shkrim software-i, shkrim dokumentimi, botim CD-sh, madje edhe gazetari—por cilado qoftë veprimtaria, donim të shprehnim mirënjohjen për kontribute qendrore dhe afatgjata në zhvillimin e botës së software-it të lirë. “Në përputhje me frymën” do të thotë, për shembull, që software-i, doracakët ose koleksione të tyre (në kasetë ose CD) duhet të jenë krejtësisht të lira. (Të lira si te liria; shitja e kopjeve të software-it të lirë për para është e ligjshme dhe kjo nuk do ta përjashtonte dikë nga marrja e çmimit.) Vepra të bëra në rrugë komerciale qenë të propozueshme, por ne donim t’u jepnim çmime individëve, jo kompanive.

Persona si Richard Stallman dhe Linus Torvalds, të cilët kanë marrë tashmë çmime të tjera për kontributin e tyre, nuk qenë të propozueshëm për Çmimin Software i Lirë.

Komiteti i dhënies së çmimeve mori në shqyrtim propozimet dhe vendosi cilët do të merrnin çmimet. Anëtarët e komitetit qenë Peter Salus (kryetar), Scott Christley, Rich Morin, Adam Richter, Richard Stallman dhe Vernor Vinge.

Tudor Hulubei na ka dërguar fotot vijuese të bëra gjatë veprimtarisë: