Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.
Udhëzime për Krijim Faqesh Web te www.gnu.org
Ky është një udhërrëfyes i përgjithshëm për këdo që dëshiron të shkruajë një
faqe web për shërbyesin e projektit GNU, www.gnu.org
. Ka disa
udhërrëfyes të tjerë që janë të rëndësishëm, një nga më të rëndësishmit
është FSF HTML Style Sheet
te http://www.gnu.org/server/fsf-html-style-sheet.html. Një listë e të
tjerëve gjendet te
http://www.gnu.org/server/standards/README.webmastering.html#readme.
Asnjë faqe në shërbyesin e projektit GNU s’duhet të përmbajë çfarëdo reference ndaj software-i jo të lirë ose dokumentimi jo të lirë. Kjo është SHUMË e rëndësishme.
Skema bazë që përdoret për krejt faqet tona gjendet te http://www.gnu.org/boilerplate.html. Një mënyrë e mirë për t’ia filluar me shkrimin e një faqeje web është të përdoret ajo skemë dhe të ndiqen udhëzimet në të. Ju lutemi, fshijini komentet e panevojshme, teksa përparoni. E bën më të lehtë punën me kartelën e kodit burim të HTML-së për mirëmbajtësit në të ardhmen. Duhet të kontrolloni edhe për versione të specializuara të boilerplate.html te drejtoria përkatëse, dhe te ato sipër saj.
Kur shkruhet një faqe për një program të dhënë, dëshirojmë të kemi në një faqe të tillë disa të dhëna bazë:
- Përshkrim i asaj që bën programi
- Nga ku të shkarkohet programi në fjalë
- Ku të njoftohen të metat
- FAQ dhe dokumentim, në pastë të tilla
- Udhëzime instalimi
Përshkrimi duhet të jetë aq i gjatë sa njerëzit të mund të kapin idenë e krejt programit, por jo aq i gjatë sa ata të mërziten duke e lexuar. Nëse një paketë përbëhet nga disa programe ë vegjël, është mirë të shkruhet një përshkrim i përgjithshëm se çfarë lloj programesh bëjnë pjesë te paketa, dhe mandej të shkruhet një përshkrim i shkurtër për çdo program.
Projekti GNU do të donte të strehonte krejt faqet web rreth një programi, ndaj nëse faqet kryesore gjendet diku në një shërbyes tjetër, ju lutemi, shihni mundësinë e kalimit të tyre në shërbyesin e projektit GNU.