Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Dokumentim i Projektit GNU
GNU dhe dokumentim tjetër i lirë mund të kihet përmes metodave vijuese:
- Shumica e doracakëve GNU gjenden online në formate të ndryshëm.
- The Lista e Software-it të Lirë përfshin lidhje për te dokumentimi.
- planet.gnu.org është një grumbull blogjesh dhe njoftimesh të reja lidhur me paketa GNU.
- Shitorja online e FSF-së: Libra të shtypur, bluza, postera, etj.
- Libra të lira nga të tjerë botues: Libra të shtypur, nga të tjerë botues, nën leje të lira dokumentimi.
Parime dokumentimi te GNU
Ne besojmë se lexuesi do të duhej të ishte i lirë të kopjojë, përditësojë dhe rishpërndajë dokumentime të GNU-së, njësoj si software-in GNU.
Në ato fillime, krejt dokumentimi ynë qe hedhur në qarkullim sipas një licence të shkurtër copyleft, ose nën licencën GNU General Public License (GPL). Më 2001 u krijua licenca GNU Free Documentation License (FDL), për të trajtuar nevoja që s’arrinin t’i mbulonin lejet e konceptuara fillimisht për software. Për më tepër hollësi rreth dokumentimit të lirë, ju lutemi, shihni sprovën e Richard Stallman-it, >Software i Lirë dhe Doracakë të Lirë. Një version Texinfo i asaj sprove mund të kihet për ta përfshirë në doracakë.
Kontribuoni
Ju lutemi, ndihmonani të shkruajmë më tepër dokumentime! Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme për të kontribuar në lëvizjen e software-it të lirë. Për më tepër hollësi mbi të dhe mbi mënyra të tjera se si të ndihmohet, klikoni këtu.
GNU Press: një tjetër rrugë për të kontribuar është të na ndihmoni të zgjerojmë praninë në librari të librave nga GNU Press. Për këtë, ose për çfarëdo arsye tjetër, mund të lidheni me GNU Press-in.