Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Rreziqet e Sistemeve Pronësore në Mësimdhënien Internetore

Që nga marsi i 2020-s, institucione arsimore anembanë botës janë detyruar t’i migrojnë veprimtaritë e tyre të përditshme në mësimdhënie internetore, për shkak të urgjencës shëndetësore të lidhur me COVID-19. Për mjaft shkolla, ky qe hap i parë i rëndësishëm drejt dixhitalizimit. Por, kalimi në mësimdhënie së largëti ka sjellë një mysafir të paftuar: software jo të lirë për orët internetore të mësimit.

Mjaft shkolla kanë adoptuar programe zhvillimi takimesh video dhe Sisteme Administrimi të Nxëni (LMS) që janë software pronësor. Këto programe jo të lira përdoren nga shoqëri zhvillimi software-i si armë kundër të drejtave themelore të nxënësve dhe mësuese për liri dhe privatësi në punën me kompjuterat. Software-i jo i lirë është antitezë e arsimit, ngaqë ndalon shkëmbimin e dijeve dhe është i konceptuar posaçërisht për ta parandaluar atë. Në mjediset edukative s’duhet të ketë vend për software-in jo të lirë.

Software që respekton lirinë ka të gatshëm për krejt veprimtaritë në klasën dixhitale dhe duhet zgjedhur, në vend se të zëvendësuesve të tyre pronësorë.

Që të mësoni më tepër, ndiqni lidhjet më poshtë.

Shihni se si njerëzit po i bëjnë qëndresë me sukses software-it të lirë.