English [en]   català [ca]   Deutsch [de]   ελληνικά [el]   français [fr]   Nederlands [nl]   polski [pl]   português do Brasil [pt-br]   русский [ru]   Shqip [sq]   українська [uk]  

Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.

GNU dhe FSF Në Vazhdimësi

Kjo faqe përmban një listë burimesh për t'ju ndihmuar të jini i mirëinformuar mbi çfarë ndodh te Projekti GNU dhe Free Software Foundation.

Ç'ka të Re

Njihuni me Ç'ka të Re te dhe mbi Projektin GNU.

Hidhuni në Veprim

Qëndroni në dijeni mbi çfarë mund të bëni për ta mbajtur software-in të lirë, dhe nxitur lirinë e shprehjes, shtypit dhe organizimit në Internet.

Ngjarje Së Afërmi

Shihni Veprimtari të FSF-së dhe GNU-së Së Afërmi.

Njoftime Shtypi

Lexoni njoftimet e shtypit nga Projekti GNU dhe FSF-ja.

Drejtori Software-esh të Lirë

Te Drejtoria e Software-it të Lirë shtohen dhe përditësohen programe në mënyrë konstante. Kontrollojeni shpesh listën e përditësimeve së fundi, që të shihni se ç'ka të re (dhe shihni mundësinë për të dhënë ndihmesë).

Lista Postimesh

Ka mjaft lista publike postimesh të lidhura me Projektin GNU dhe FSF-në. Mund të pajtoheni te këto lista që të merrni vazhdimisht lajmet më të freskëta dhe informacion mbi zhvillimet më të reja te Projektet/Paketat GNU dhe për të pasur të dhëna të përgjithshme rreth GNU/FSF-së.

Ja disa që ia vlejnë për të dhëna të përgjithshme:

Usenet

Ka disa grupe lajmesh Usenet për gnu.*, që përbëjnë burime të mira informacioni. Ky grup është i dobishëm kur vjen puna për të ditur se ç'ndodh te GNU:

Lajme në Spanjisht

Lajme në Spanjisht rreth GNU-së mund të merrni prej GNUticias.

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Misioni ynë është të ruajmë, mbrojmë dhe përhapim lirinë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuterash, dhe të mbrojmë të drejtat e përdoruesve të Software-it të lirë. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit shok te FSF-ja, ose duke dhuruar, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF, qoftë përmes Flattr-it.

sipër në krye