Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.

Rregulla dhe udhëzime për kanalet zyrtare IRC mbi GNU-në dhe FSF-në

IRC-ja (Internet Relay Chat) sjell një burim të mrekullueshëm për lidhjen tok të përdoruesve dhe zhvilluesve të software-it të lirë. Kanalet tanë përpiqen të jenë mikpritës si për përdoruesit e rinj, ashtu edhe për ata të regjurit. Këto udhëzime ekzistojnë me këtë synim në mendje.

Cilido që përdor apo kontribuon te software-i i lirë është anëtar i çmuar i bashkësisë së software-it të lirë. Qëllimi i kanaleve irc mbi GNU-në dhe FSF-në është të ofrojë një vend ku bashkësia të diskutojë gjërat dhe të bisedojë rreth software-it të lirë dhe çështjesh të tjera që prekin të drejtat e përdoruesve të kompjuterit, të tilla si Digital Restrictions Management.

Nëse keni probleme me cilindo prej këtyre kanaleve, me trolla apo anëtarë abuzivë, ju lutemi, na dërgoni një email te: campaigns@fsf.org.

Listë e kanaleve

Kjo është një listë e kanaleve tona.

Rregullat e kanalit

  1. Respektoni — mos hyni në biseda racizmi ose urrejtjeje. Njerëzit kanë të drejtë të kenë opinione të ndryshme.
  2. Saktësohuni — mendoni përpara se të shtypni në tastierë, a është i përshtatshëm komenti juaj? A është e mundur që dikush ta keqinterpretojë çfarë po thoni me shaka si fjalim urrejtjeje?
  3. Rrini në temë — sulmet personale, trolliprovokimet, kafshimet apo përmbytja në kanal (postimi i rreshtave të shumtë të njëjtë ose i sasive të mëdha të kodit) nuk do të tolerohen.
  4. Dhe së fundi — çdo kanal i Projektit GNU dhe FSF ekzistojnë për të nxitur aspekte të caktuara të zhvillimit ose përdorimit të GNU; më në përgjithësi, ekzistojnë për të përhapur software-in e lirë dhe lirinë e përdoruesve të software-it. Përdoreni kanalin në mënyra të cilat mbështesin këto synime.

Abuzimet nuk do të tolerohen

IRC-ja nuk është fushë loje ekskluzive e pak individëve të përzgjedhur, dhe tani së fundi disa përdoruesve u është ndaluar hyrja nga disa kanale zyrtare. Këto përzënie janë fat i keq, por për fat të keq veprim i domosdoshëm me qëllim që të parandalohen abuzime të mëtejshme nga këta përdorues.

Ndalimet mund të zbatohen te një kanal, ose te krejt kanalet, bazuar te serioziteti apo shpeshtia e abuzimeve, sipas gjykimit të operatorëve të kanaleve.

Përpara se të ndaloheni, shpesh do të sinjalizoheni nga një operator së pari, megjithëqë kjo jo gjithmonë është praktike dhe një operator mund ta gjykojë të panevojshme, nëse një përdorues është përzënë apo ndaluar së fundmi.

Në një botë ideale, nuk do të kish nevojë për operatorë IRC-je, por në vend që të fajësoni operatorët për këtë, fajësoni përdoruesit që nuk duan të jenë pjesë e bashkësisë sonë.


Këtu mbarojnë rregullat, por ja disa këshilla të dobishme…

Si të kihet ndihmë

Flisni me një nga operatorët. Nëse një operator nuk është në gjendje t'ju ndihmojë atypëraty, ju lutemi, bëni durim. Kërkojuni ndihmë dhe hollësi kontakti për operatorin anëtarëve të tjerë të kanalit.

Mund të merrni një listë të operatorëve po qe se shtypni /msg chanserv access #gnu list (ku #gnu është kanali që ju i intereson).

Udhëzime të Freenode-it

Freenode-i mirëmban gjithashtu një listë udhëimesh kanali të cilën do të duhej ta merrnit parasysh. Disa diskutime si GNU vs BSD, vi vs Emacs shpesh janë të shëndetshme për diskutimet për software-in e lirë dhe ne e nxisim diskutimin e shëndoshë.

Mbaje mend

IRC-ja është për këdo, jo thjesht për Programuesa të regjur të GNU-së. Është pa mend të pritet që gjithkush të shpërfillë një përdorues që po sillet keq, dhe po qe se keni një nishan GNU ose FSF, mund t'ju vihet nishan “i pagrupuar”, në përputhje me udhëzimet e Freenode-it, po qe vazhdoni të abuzoni me privilegjet tuaja.

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Misioni ynë është të ruajmë, mbrojmë dhe përhapim lirinë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuterash, dhe të mbrojmë të drejtat e përdoruesve të Software-it të lirë. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tonë, anëtarësimit shok te FSF-ja ose duke dhuruar, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF, qoftë përmes Flattr-it.

sipër në krye