English [en]   català [ca]   Deutsch [de]   français [fr]   magyar [hu]   română [ro]   русский [ru]   Shqip [sq]   தமிழ் [ta]  

Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.

Vënia e zjarrit nën të drejta kopjimi!

Dje natën qeshë në klub, dhe njëfarë tipi më kërkoi zjarr të ndezë cigaren. Papritmas kuptova që këtu kish kërkesë dhe mund të bëja para, kështu që pranova t'ia ndez cigaren për 10 qindarka, por pa i dhënë shkrepsen, thjesht i shita një leje që të tymoste cigaren e vet. Leja ime për zjarrin ia ndalonte dhënien e zjarrit cilitdo tjetri, pasi, në fund të fundit, zjarri qe pronë e imja. Qe i dehur, dhe më shpërfilli si të marrosur, por sidoqoftë e pranoi zjarrin tim (dhe si pasojë edhe lejen që drejtonte përdorimin e tij). Kuptohet që brenda pak minutash vura re një shok të tij t'i kërkonte zjarr dhe, si për inatin tim, ky i zgjati cigaren duke pirateruar kështu zjarrin tim! I zemëruar, u drejtova për nga ajo anë e barit, por tmerri im u shtua kur miku i tij zuri të ndizte cigaret e të tjerëve sa majtas, djathtas! Pa humbur kohë, krejt ajo anë e barit po bënte qejf me zjarrin TIM, pa më paguar asgjë. I tërbuar zura t'ua heq cigaret nga duart, një e nga një, ua hodha në dysheme dhe ua shkela me këmbë.

Çuditërisht, stafi i portës, duke më flakur jashtë derës, nuk tregoi repsekt për të drejtat e mia të pronësisë.

--Ian Clarke

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Misioni ynë është të ruajmë, mbrojmë dhe përhapim lirinë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuterash, dhe të mbrojmë të drejtat e përdoruesve të Software-it të lirë. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit shok te FSF-ja, ose duke dhuruar, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF, qoftë përmes Flattr-it.

sipër në krye