English [en]   العربية [ar]   български [bg]   català [ca]   Česky [cs]   Deutsch [de]   ελληνικά [el]   español [es]   فارسی [fa]   français [fr]   hrvatski [hr]   Bahasa Indonesia [id]   italiano [it]   日本語 [ja]   한국어 [ko]   മലയാളം [ml]   Nederlands [nl]   norsk (nynorsk) [nn]   polski [pl]   português do Brasil [pt-br]   русский [ru]   Shqip [sq]   српски [sr]   svenska [sv]   українська [uk]   简体中文 [zh-cn]   繁體中文 [zh-tw]  

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Çfarë Ofrojmë

Ajo çka FSF-ja u ofron përdoruesve të kompjuterit, mbi gjithçka, është shansi për të përdorur një kompjuter në liri—duke përdorur software të lirë.

Që prej 1985-s, FSF-ja ka sponsorizuar zhvillimin e sistemit operativ software të lirë GNU. Varianti GNU/Linux variant i GNU-së përdoret tashmë gjerësisht. Sistemi GNU/Hurd, i bazuar mbi kernelin tonë GNU Hurd, është gati për provë nga të sprovuarit dhe entuziastët. Në përgjithësi, ka gati për shkarkim një larmi të madhe software-i GNU.

Te gjërat që mund t'i merrni drejt e nga FSF -ja përfshihen:

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye