Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
GNU është i vetmi sistem operativ i zhvilluar për t’u dhënë liri përdoruesve të tij. Ç’është GNU-ja, dhe ç’liri është në lojë?
Ç’është GNU-ja?
GNU-ja është një sistem operativ që është software i lirë—pra, që respekton lirinë e përdoruesve. Sistemi operativ GNU përbëhet nga paketa GNU (programe të hedhur në qarkullim enkas nga Projekti GNU) si dhe software i lirë i hedhur në qarkullim nga palë të treta. Zhvillimi i GNU-së bëri të mundur përdorimin e një kompjuteri pa software që nëpërkëmbin lirinë tuaj.
Këshillojmë versione të instalueshëm të GNU-së (më saktë, shpërndarje GNU/Linux) që janë plotësisht software i lirë. Më tepër mbi GNU-në gjeni më poshtë.
Hyperbola 0.3 me përgjegjësin i3 të dritareve, cool-retro-term (emulues terminali), Gimp (përpunues figurash), dhe Iceweasel-UXP (shfletues)
| Dragora / IceWM | Guix / GNOME3 | Hyperbola / i3 | PureOS / GNOME3 | Trisquel / MATE |
Ç’është Lëvizja Për Software-i i Lirë?
Lëvizja për software të lirë lufton që përdoruesit e kompjuterit të fitojnë lirinë që sjell software-i i lirë. Software-i i lirë vendos përdoruesit në kontroll të punës së tyre me kompjuter. Software-i jo i lirë i vendos përdoruesit nën pushtetin e zhvilluesit të software-it. Shihni videon shpjeguese.
Ç’është Software-i i Lirë?
Software i Lirë do të thotë që përdoruesit janë të lirë të xhirojnë, kopjojnë, shpërndajnë, studiojnë, ndryshojnë dhe përmirësojnë software-in.
Software-i i Lirë është çështje lirie, jo çmimi. Për të kuptuar konceptin, do të duhej të sillnit në mend “i lirë” si te “fjala e lirë”, jo si te “birrë falas”.
Më saktë, software i lirë do të thotë që përdoruesit e një programi gëzojnë katër liritë thelbësore:
- Liria për ta xhiruar programin si të doni, për çfarëdo qëllimi (liria 0)
- Liria për të studiuar se si punon programi, dhe për ta ndryshuar që të bëjë llogaritjet tuaja ashtu si doni ju (liria 1). Hyrja në kodin burim është parakusht për këtë.
- Liria për të rishpërndarë kopje, që kështu të mund t’u vini në ndihmë të tjerëve (liria 2).
- Liria për t’u shpërndarë të tjerëve kopje të versioneve tuaj të modifikuar (liria 3). Duke bërë kështu mund t’i jepni krejt bashkësisë një shans për të përfituar nga ndryshimet tuaja. Parakusht për këtë është hyrja në kodin burim.
Zhvillimet në përdorimin e teknologjisë dhe rrjeteve i kanë bërë këto liri edhe më të rëndësishme tani se ç’qenë më 1983-shin.
Sot lëvizja për software të lirë shkon më tej se zhvillimi i sistemit GNU. Shihni sajtin e Free Software Foundation-it për më tepër të dhëna mbi çka bëjmë, dhe për një listë rrugësh se si mund të ndihmoni.
Më tepër rreth GNU-së
GNU është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in. Kjo do të thotë që është një grumbull i mjaft programeve: aplikacione, librari, mjete zhvilluesi, madje edhe lojëra. Zhvillimi i GNU-së, i nisur më janar të 1984-s, njihet si Projekti GNU. Mjaft nga programet te GNU-ja janë hedhur në qarkullim nën kujdestarinë e Projektit GNU; këto i quajmë paketa GNU.
Emri “GNU” është një akronim rekursiv i “GNU's Not Unix.” “GNU” shqiptohet gnu, si një rrokje e vetme, si kur thuhet “dru”, por duke zëvendësuar dr-në me gn-në.
Programi, që në një sistem të ngjashëm me Unix-in shpërndan burimet e makinës dhe komunikon me hardware-in, quhet “kernel”. GNU-ja përdoret zakonisht me një kernel të quajtur Linux. Kjo ndërthurje përbën sistemin operativ GNU/Linux. GNU/Linux përdoret nga miliona vetë, edhe pse mjaft prej tyre e quajnë gabimisht “Linux”.
Kerneli i vetë GNU-së, The Hurd, u fillua më 1990 (para se të fillohej Linux-i). Vullnetarët vazhdojnë ta zhvillojnë Hurd-in, ngaqë është projekt teknik interesant.
The GNU Project strongly urges the community to communicate in ways that are friendly, welcoming and kind. See the GNU Kind Communications Guidelines.
Planet GNU 
Defective by Design: A resistance to restrictions: The Free Software Foundation (FSF) keeps a close eye on the headlines for threats to user freedom coming from many different fronts, such as...
Support FSF's copyleft and licensing work: The Free Software Foundation’s (FSF) licensing and compliance team is the guardian of the GNU General Public License (GPL), which has brought so...
Replicant needs your help to liberate Android in 2020: The Free Software Foundation (FSF) supports the work of several important free software projects through fiscal sponsorship in a program...
Hidhuni Në Veprim
- Përkrahni përpjekjet për asnjanësinë e rrjetit në ShBA, , dhe në vendin tuaj.
- Mbroni privatësinë, dhe përkrahni një reformë globale të të drejtave të kopjimit me LQDN.
- Përkrahni fushatat e tanishme të FSF-së.
- Luftoni kundër patentave mbi software-in: kudo në botë, dhe në Europë.
A mundeni të jepni ndihmesë në një nga këto Fusha Me Përparësi të Madhe?
- Sistem operativ telefonash i lirë,
- decentralizim, federim, dhe vetëstrehim,
- përudhës, firmware, dhe dizajne hardware të lira,
- biseda të atypëratyshme me video dhe zë,
- nxitje e pjesëmarrjes nga persona me përfaqësim të pamjaftueshëm në bashkësi,
- dhe më tepër.
A mund t’i dilni zot një paketeje GNU të pamirëmbajtur?
- cfengine, freetalk, halifax, mcron, quickthreads, të tëra kërkojnë mirëmbajtës.
- Veç kësaj, këto paketa presin për bashkë-mirëmbajtës: aspell, bison, gnuae, gnubik, metaexchange, powerguru, xboard.
Për më tepër të dhëna, shihni faqet web të paketave.
Paketa GNU hedhur në qarkullim së fundi
Përshkrime të shkurtra për krejt paketat GNU
Paketa kuturu e sotme…
Gettext
GNU Gettext is a package providing a framework for translating the textual output of programs into multiple languages. It provides translators with the means to create message catalogs, as well as an Emacs mode to work with them, and a runtime library to load translated messages from the catalogs. Nearly all GNU packages use Gettext. (doc)
Sistemi Operativ GNU![[Pamje ekrani nga Hyperbola me përgjegjësin e dritareve i3]](/distros/screenshots/hyperbola-i3.png)
![[Logo FSF-je]](/graphics/fsf-logo-notext-small.png)
![[FS gang]](/graphics/fs-gang.png)