Njoftimi Fillestar
Ky është njoftimi origjinal mbi Projektin GNU, postuar nga Richard Stallman më 27 shtator, 1983.
Historia faktike e Projektit GNU është, në shumë pikëpamje, e ndryshme nga ky plan fillestar. Për shembull, fillimi u shty deri më Janar të 1984. Disa prej koncepteve filozofike rreth software-it të lirë nuk qenë të qartësuara deri para pak vitesh.
Unix i Lirë!
Duke nisur nga kjo Ditë e Falënderimeve do të filloj të shkruaj një sistem të plotë software-i, të përputhshëm me Unix-in, të quajtur GNU (shkurtim i Gnu’s Not Unix) dhe ta jap falas [1] për këdo që dëshiron ta përdorë. Kontribute në kohë, para, programe dhe pajisje janë shumë të nevojshme.
Për t’ia filluar, GNU do të jetë një kernel plus krejt mjetet e nevojshme për shkrim dhe xhirim programesh në C: përpunues, shell, përpilues C, lidhës, asembler dhe ndoca gjëra të tjera. Pas kësaj do të shtojmë një formatues tekstesh, një YACC, një lojë Empire, një fletëllogaritës dhe qindra gjëra të tjera. Shpresojmë të furnizojmë, përfundimisht, gjithçka të dobishme që vjen normalisht me një sistem Unix dhe çfarëdo gjëje tjetër të dobishme, përfshi dokumentim on-line dhe në shtypshkrim.
GNU do të jetë në gjendje të xhirojë programe Unix, por nuk do të jetë identik me Unix. Do të bëjmë tërë përmirësimet që ia leverdis, bazuar në përvojën tonë me sisteme të tjera operative. Në veçanti, kemi në plan të shtojmë emra më të gjatë kartelash, numra versioni kartelash, një sistem kartelash që nuk vithiset, ndoshta plotësim emri kartele, mbulim për ekran të pavarur nga terminali, e në fund edhe një sistem dritaresh bazuar në Lisp përmes të cilit disa programe Lisp dhe programe të rëndomtë Unix mund të ndajnë bashkë të njëjtin ekran. Si C, ashtu edhe Lisp do të mund të kihen si gjuhë programimi për sistemin. Do të kemi software rrjeti, të bazuar në protokollin chaosnet të MIT-së, shumë më sipëran se UUCP. Ndoshta do të kemi diçka të përputhshme me UUCP-në.
Kush Jam?
Jam Richard Stallman, shpikësi i përpunuesit origjinal e të shumë-imituar EMACS, tani në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në MIT. Kam punuar rëndshëm me përpilues, përpunues, debugger-a, interpretues urdhrash, Incompatible Timesharing System dhe sistemin operativ Lisp Machine. Jam marrë i pari me mbulim ekrani të pavarur nga terminali në ITS. Veç këtyre kam sendërtuar një sistem kartelash që nuk vithiset dhe dy sisteme dritaresh për makina Lisp.
Pse Duhet Ta Shkruaj GNU-në
Mendoj se rregulli i artë e lyp që nëse më pëlqen një program, ta ndaj atë me të tjerë persona që e pëlqejnë. Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër, të nënshkruaj një marrëveshje moszbulimi ose një marrëveshje licence software-i.
Që të mund të vazhdoj t’i përdor kompjuterat pa dhunuar parimet e mia, kam vendosur të bëj tok një trup të nevojshëm software-i të lirë që të jem në gjendje të vazhdoj pa ndonjë software që nuk është i lirë.
Si Mund të Kontribuoni
U kërkoj prodhuesve të kompjuterave dhurime makinash dhe parash. U kërkoj individëve dhurime programesh dhe pune.
Një prodhues kompjuterash ka premtuar tashmë të dhurojë një makinë. Por mund të përdorim edhe më tepër se një. Një rrjedhim që mund të prisni nga dhurimi i makinave është fakti që GNU-ja do të xhirojë në ta prej një date më të afërt. Makina është mirë të jetë e aftë të punojë në zona të banuara, dhe të mos ketë nevojë për ftohje ose ushqim të sofistikuar.
Programues individualë mund të kontribuojnë duke shkruar një kopje të përputhshme të disa prej mjeteve Unix dhe të m’i japin mua. Për shumicën e projekteve, kjo pjesëmarrje e shpërndarë dhe me kohë të pjesshme do të ishte shumë e vështirë të bashkërendohej; pjesët e shkruara në mënyrë të pavarur nuk do të punonin tok. Por për synimin e veçantë të zëvendësimit të Unix-it, ky problem nuk është i pranishëm. Shumica e specifikimeve për ndërfaqen janë të rregulluara nga përputhja me Unix-in. Po qe se çdo kontribut funksionon me pjesën tjetër të Unix-it, ka gjasa që do të punojë edhe me pjesën tjetër të GNU-së.
Nëse siguroj dhurime në para, ndoshta do të jem në gjendje të punësoj pak vetë me kohë të plotë ose të pjesshme. Rroga nuk do të jetë e lartë, por po kërkoj persona për të cilët fakti që po ndihmojnë njerëzimin është po aq i rëndësishëm sa edhe paraja. E shoh këtë si një rrugë për t’u krijuar mundësinë personave të përkushtuar t’ia kushtojnë energjitë e tyre punës me GNU-në, duke i çliruar nga nevoja të fitojnë jetesën në një rrugë tjetër.
Për më tepër të dhëna, lidhuni me mua.
Postë Arpanet:RMS@MIT-MC.ARPA Usenet:
...!mit-eddie!RMS@OZ
...!mit-vax!RMS@OZ Postë e Zakonshme në ShBA:
Richard Stallman
166 Prospect St
Cambridge, MA 02139
Mesazhi origjinal
Për hir të plotësisë, email-i origjinal është riprodhuar këtu, në formën e tij origjinale.
Prej CSvax:pur-ee:inuxc!ixn5c!ihnp4!houxm!mhuxi!eagle!mit-vax!mit-eddie!RMS@MIT-OZ Prej: RMS%MIT-OZ@mit-eddie Grupe Lajmesh: net.unix-wizards,net.usoft Subjekt: new Unix implementation Datë: Mar, 27-Sht-83 12:35:59 EST Ent: MIT AI Lab, Cambridge, MA Free Unix! Duke nisur nga kjo Ditë e Falënderimeve do të filloj të shkruaj një sistem të plotë software-i, të përputhshëm me Unix-in, të quajtur GNU (shkurtim i Gnu’s Not Unix) dhe ta jap falas [1] për këdo që dëshiron ta përdorë. Kontribute në kohë, para, programe dhe pajisje janë shumë të nevojshme. Për t’ia filluar, GNU do të jetë një kernel plus krejt mjetet e nevojshme për shkrim dhe xhirim programesh në C: përpunues, shell, përpilues C, lidhës, asembler dhe ndoca gjëra të tjera. Pas kësaj do të shtojmë një formatues tekstesh, një YACC, një lojë Empire, një fletëllogaritës dhe qindra gjëra të tjera. Shpresojmë të furnizojmë, përfundimisht, gjithçka të dobishme që vjen normalisht me një sistem Unix dhe çfarëdo gjëje tjetër të dobishme, përfshi dokumentim on-line dhe në shtypshkrim. GNU do të jetë në gjendje të xhirojë programe Unix, por s’do të jetë identik me Unix. Do të bëjmë tërë përmirësimet që ia leverdis, bazuar në përvojën tonë me sisteme të tjera operative. Në veçanti, kemi në plan të shtojmë emra më të gjatë kartelash, numra versioni kartelash, një sistem kartelash që nuk vithiset, ndoshta plotësim emri kartele, mbulim për ekran të pavarur nga terminali dhe në fund edhe një sistem dritaresh bazuar në Lisp përmes të cilit disa programe Lisp dhe programe të rëndomtë Unix mund të ndajnë bashkë të njëjtin ekran. Si C, ashtu edhe Lisp do të mund të kihen si gjuhë programimi për sistemin. Do të kemi software rrjeti, të bazuar në protokollin chaosnet të MIT-së, shumë më sipëran se UUCP. Ndoshta do të kemi diçka të përputhshme me UUCP-në. Kush Jam? Jam Richard Stallman, shpikësi i përpunuesit origjinal e të shumë-imituar EMACS, tani në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në MIT. Kam punuar rëndshëm me përpilues, përpunues, debugger-a, interpretues urdhrash, Incompatible Timesharing System dhe sistemin operativ Lisp Machine. Jam marrë i pari me mbulim të pavarur nga terminali në ITS. Veç këtyre kam sendërtuar një sistem kartelash që s’vithiset dhe dy sisteme dritaresh për makina Lisp. Pse Duhet Ta Shkruaj GNU-në Mendoj se rregulli i artë e lyp që nëse më pëlqen një program, ta ndaj atë me të tjerë persona që e pëlqejnë. Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër, të nënshkruaj një marrëveshje moszbulimi ose një marrëveshje licence software-i. Që të mund të vazhdoj t’i përdor kompjuterat pa dhunuar parimet e mia, kam vendosur të bëj tok një trup të nevojshëm software-i të lirë që të jem në gjendje të vazhdoj pa ndonjë software që s’është i lirë. Si Mund të Kontribuoni U kërkoj prodhuesve të kompjuterave dhurime makinash dhe parash. U kërkoj individëve dhurime programesh dhe pune. Një prodhues kompjuterash ka premtuar tashmë të dhurojë një makinë. Por mund të përdorim edhe më tepër se një. Një rrjedhim që mund të prisni nga dhurimi i makinave është fakti që GNU-ja do të xhirojë në ta në një datë më të afërt. Makina është mirë të jetë e aftë të punojë në zona të banuara dhe të mos ketë nevojë për ftohje ose ushqim të sofistikuar. Programues individualë mund të kontribuojnë duke shkruar një kopje të përputhshme të disa prej mjeteve Unix dhe të m’i japin mua. Për shumicën e projekteve, kjo pjesëmarrje e shpërndarë dhe me kohë të pjesshme do të ishte shumë e vështirë të bashkërendohej; pjesët e shkruara në mënyrë të pavarur nuk do të punonin tok. Por për synimin e veçantë të zëvendësimit të Unix- it, ky problem nuk është i pranishëm. Shumica e specifikimeve për ndërfaqen janë të rregulluara nga përputhja me Unix-in. Po qe se çdo kontribut funksionon me pjesën tjetër të Unix-it, ka gjasa që do të punojë edhe me pjesën tjetër të GNU-së. Nëse siguroj dhurime në para, ndoshta do të jem në gjendje të punësoj pak vetë me kohë të plotë ose të pjesshme. Rroga s’do të jetë e lartë, por po kërkoj persona për të cilët fakti që po ndihmojnë njerëzimin është po aq i rëndësishëm sa edhe paraja. E shoh këtë si një rrugë për t’u krijuar mundësinë personave të përkushtuar t’ia kushtojnë energjitë e tyre punës me GNU-në, duke i çliruar nga nevoja të fitojnë jetesën në një rrugë tjetër. Për më tepër hollësi, lidhuni me mua. Postë Arpanet: RMS@MIT-MC.ARPA Usenet: ...!mit-eddie!RMS@OZ ...!mit-vax!RMS@OZ Postë e Zakonshme në ShBA: Richard Stallman 166 Prospect St Cambridge, MA 02139
Poshtëshënim
-
Shprehja këtu qe e pakujdesshme. Ideja qe që askush s’do të duhej të paguante për leje për të përdorur sistemin GNU. Por fjalët nuk e bëjnë të qartë këtë dhe njerëzit shpesh i interpretojnë si të donin të thoshin se kopjet e GNU-së duhen shpërndarë përherë kundrejt pak parash ose aspak. Kjo s’e kurrë synimi. Më pas kam mësuar të bëj dallimin mes “free”, në kuptimin e lirisë dhe “free” në kuptimin e çmimit. Software-i i lirë është software për të cilin përdoruesit gëzojnë lirinë ta shpërndajnë dhe ndryshojnë. Disa përdorues mund të marrin kopje pa paguar, teksa të tjerë paguajnë për të pasur kopje—dhe nëse fondet ndihmojnë të përkrahet përmirësimi i software-it, aq më mirë. Gjëja e rëndësishme është se cilido që ka një kopje, ka lirinë të bashkëpunojë me të tjerët në përdorimin e saj.
Shprehja “jepeni” është një tjetër tregues se nuk e kisha ndarë qartë problemin e çmimit nga ai i lirisë. Ne tani rekomandojmë të shmanget kjo shprehje, kur flitet për software të lirë. Për më tepër shpjegim, shihni “Fjalë dhe Togfjalësha Ngatërrues”.