Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Shpërndarje të Lira Jo-GNU

Kjo faqe radhit shpërndarje që janë sisteme të lira, por jo versione të sistemit GNU. Këto sisteme duhet të plotësojnë udhëzimet për shpërndarje sistem i lirë njësoj siç duhet të bëjnë sistemet GNU/Linux.

Shpërndarje Përshkrim i Shkurtër
Replicant Replicant-i është një version i lirë i Android-it. Zhvilluesit e Replicant-it kanë zëvendësuar mjaft librari jo të lira, për disa modele telefonash. Aplikacionet jo të lira janë përjashtuar, por sigurisht që s’doni t’i përdorni këto.

Nëse mirëmbani një shpërndarje jo-GNU që pajtohet me Udhëzimet për Shpërndarje Sistem i Lirë dhe do të donit të dukeshit këtu, ju lutemi, na shkruani te <licensing@fsf.org>, me një hyrje dhe një lidhje te sajti i projektit. Kur ta bëni, do t’ju shpjegojmë më tepër rreth procesit të vlerësimit dhe t’ia fillojmë atij pa humbur kohë. Presim të dëgjojmë prej jush!