Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Rreth Shërbyesve GNU

Kemi rregullat tona për kanale zyrtarë IRC për GNU-në dhe FSF-në.

Kemi informacione dhe këshilla për këdo që dëshiron të krijojë pasqyrë të ftp.gnu.org. (Nuk këshillojmë më të pasqyrohet www.gnu.org.)

Për hartimin dhe krijimin e faqeve tona web, ndjekim disa udhëzime për stilin. Nëse do të donit të na ndihmonit, kemi një listë punësh që duhen bërë në këtë sajt (dhe në fusha të tjera të Projektit GNU). Krejt faqet tona pajtohen me Best Viewed with Any Browser.

Siç nuk instalojmë software pronësor, po ashtu e kemi rregull të mos krijojmë lidhje për te faqe që promovojnë programe pronësorë. Ne s’mund ta zhdukim software-in pronësor thjesht duke mos folur për të; për software-in pronësor ka informacione gjithandej dhe, ata që e duan, do të gjejnë. Por ne parapëlqejmë të mos marrin pjesë në procesin e reklamimit të software-it pronësor.

Gjithashtu, çfarëdo lidhje te tekst që në tonin e tij është komercial, e kufizojmë në pak nga faqet tona, atje ku tema i bën të përshtatshme lidhje të tilla. Këtë e bëjmë që të shmangim të dukemi se jemi të të njëjtit mendim me idenë e gjithëpërhapur se paraja dhe biznesi janë vlerat më të larta në jetë.

Në këtë kompjuter përdoret vetëm software i lirë. Shërbyesi web është shërbyesi web Apache, që qarkullon nën licencën Apache (një licencë software-i të lirë). Për të mbështetur këtë shërbyes përdorim gjithashtu tjetër software të lirë të zhvilluar nga vullnetarë të GNU-së dhe kemi një listë software-i të tillë.

Tani strehohemi nga TowardEX dhe Markley Group, që na kanë dhuruar me mirësi bandë dhe vend për këtë sistem.

Sistemi operativ është Trisquel GNU/Linux, i cili është një shembull sistemi GNU/Linux. Trisquel GNU/Linux e gjeni te lista jonë e shpërndarjeve GNU/Linux të lira.

 
Ky artikull vë në dukje një pikëpamje që ndihmon të shpjegohet pse dëshirojmë atë lloj sajti që duam.