Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Shembuj

Kryejmë kërkime në gjithë botën për të shqyrtuar raste institucionesh arsimore private dhe publike, si dhe mjedise informale arsimore, që kanë sendërtuar me sukses përdorimin e Software-it të Lirë. Këtu nuk përpiqemi të krijojmë një bazë shteruese të dhënash. Në vend të kësaj prezantojmë raste të dhëna suksesi, duke besuar se dëshmimi do të frymëzojë këdo të peshojë për herë të parë instalimin ose migrimin në Software të Lirë.

Nëse dini ndonjë rast që mund të përfshihet këtu, ju lutemi, lidhuni me ne te <education@gnu.org> për të na e bërë të ditur.

 Argjentinë   Indi 

Argjentinë

Escuela Cristiana Evangélica de Neuquén (ECEN)
Një mësues filloreje me aftësi të pakta teknike ia del ta bëjë shkollën e saj të migrojë krejt kompjuterat, përfshi zyrat e administratës dhe bibliotekën.

Indi

Qendra Kompjuterike e Bashkësisë Ambedkar (AC3)
Një grup përkrahësish të Software-it të Lirë në Bangalore u mëson fëmijëve të paprivilegjuar aftësi në kompjuter duke përdorur përjashtimisht sisteme dhe programe të Lirë.

Vocational Higher Secondary School Irimpanam (VHSS Irimpanam)
Një nga mijëra shkollat që kanë migruar tërësisht në Software-in e Lirë nën programin qeveritar IT@School.