English [en]   العربية [ar]   català [ca]   Deutsch [de]   ελληνικά [el]   español [es]   français [fr]   italiano [it]   日本語 [ja]   Nederlands [nl]   polski [pl]   português do Brasil [pt-br]   русский [ru]   Shqip [sq]   српски [sr]   简体中文 [zh-cn]   繁體中文 [zh-tw]  

Thanks to your support, 2015 marks 30 years of the FSF! In the next 30 years, we want to do even more to defend computer user rights. To kick off in that direction, we're setting our highest-ever fundraising goal of $525,000 by January 31st. Read more.

$525K
29% (155K)
Count me in

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Leje

Software-i i botuar do të duhej të ishte software i lirë. Për ta bërë software të lirë, është e nevojshme që ta hidhni në qarkullim sipas një lejeje software-i të lirë. Ne zakonisht përdorim lejen GNU General Public License (GNU GPL), por ka raste kur përdorim leje të tjera software-i të lirë. Për software GNU përdorim vetëm leje që janë në pajtim GNU GPL-në.

Dokumentimi i software-it të lirë do të duhej të ishte dokumentim i lirë, që kështu njerëzit të mund ta rishpërndajnë dhe përmirësojnë tok me software-in që ai përshkruan. Për ta bërë dokumentim të lirë, lypset ta hidhni në qarkullim nën një leje dokumentimi të lirë. Zakonisht përdorim GNU Free Documentation License (GNU FDL), por në disa raste përdorim leje të tjera dokumentimi të lirë.

Nëse keni filluar një projekt të ri dhe luhateni se ç’leje të përdorni për të, “Si të zgjidhni një leje për punimin tuaj” sqaron hollësisht këshillat tonë përmes një udhërrëfyesi lehtësisht të kuptueshëm. Nëse dëshironi një listë të shkurtër përmbledhëse, kemi një faqe tonën me leje të këshillueshme copyleft.

Kemi gjithashtu një faqe ku diskutohet për Problemin e licencës BSD License.

Lejet tonë për dokumentime po i rishikojmë, dhe i mirëpresim komentet tuaja lidhur me tekstet e propozuara. Që të lexoni projektet e deritanishme dhe që të merrni pjesë në proces, ju lutemi, vizitoni site-in tonë të përditësimit të lejeve.

Burime për Lejet tona të Software-it

Kemi një numër burimesh në ndihmë të njerëzve që duan të kuptojnë dhe përdorin lejet tona të ndryshme:

Leja GNU General Public License

Leja GNU General Public License shpesh quhet GNU GPL, për shkurt; përdoret nga shumica e programuesve të GNU-së, dhe në më shumë se gjysmën e krejt paketa software të lirë. Versioni më i ri është versioni 3.

Leja GNU Lesser General Public License

Leja GNU Lesser General Public License përdoret nga ndoca librari GNU (në asnjë mënyrë nga të gjitha). Versioni më i ri është versioni 3.

Leja GNU Affero General Public License

Leja GNU Affero General Public License bazohet te GNU GPL, por ka një kusht shtesë që u lejon përdoruesve të ndërveprojnë me software-in e lejuar, përmes një rrjeti, për të marrë burimin e atij programi. Këshillojmë që njerëzit të shohin mundësinë e përdorimit të GNU AGPL-së për çfarëdo software-i që zakonisht do të xhirohej nëpër një rrjet. Versioni më i ri është versioni 3.

Leja GNU Free Documentation License

Leja GNU Free Documentation License është një formë copyleft-i e konceptuar për përdorim në një doracak, libër shkollor apo tjetër dokument që t’i garantojë kujtdo lirinë efektive ta kopjojë dhe rishpërndajë atë, me ose pa ndryshime, në rrugë komerciale ose jo. Versioni më i ri është versioni 1.3.

Përjashtime te Lejet GNU

Disa programe GNU përmbajnë leje shtesë ose përjashtime speciale për kushte specifike në një nga lejet kryesore. Meqë disa prej tyre përdoren rëndom ose nxjerrin një mori pyetjesh, kemi filluar t’i grumbullojmë te faqja jonë e përjashtimeve.

URL Lejesh

Kur krijohen lidhje te lejet tona, zakonisht më e mira është të përdoren versionet më të rinj; ndaj edhe URL-të standarde, të tilla si http://www.gnu.org/licenses/gpl.html nuk kanë numra versionesh. Megjithatë, ka raste që mund të doni të krijoni një lidhje te një version i caktuar i një lejeje. Në këto situata, mund të përdorni lidhjet vijuese [anashkalojini lidhjet]:

Leja GNU General Public License (GPL)
GPLv3, GPLv2, GPLv1
Leja GNU Lesser General Public License (LGPL)
LGPLv3, LGPLv2.1
Leja GNU Affero General Public License (AGPL)
GNU AGPLv3 (Leja Affero General Public License version 1 nuk është leje GNU, por qe hartuar t’u shërbejë rasteve pak a shumë si GNU AGPL-ja.)
Leja GNU Free Documentation License (FDL)
FDLv1.3, FDLv1.2, FDLv1.1

Lidhje të qëndrueshme te formatet alternative të secilës leje gjenden te faqja e secilës. Jo çdo version i çdo lejeje gjendet në çdo format. Nëse ju duhet ndonjë që mungon, ju lutemi, na shkruani.

Shihni edhe faqen e lejeve të vjetra.

Përkthime Jozyrtare

Nga pikëpamja ligjore, ai që përcakton përnjëmend kushtet e shpërndarjes së programeve GNU dhe të të tjerëve që i përdorin këta, është versioni origjinal (në Anglisht) i lejeve. Por që të ndihmojmë njerëzit të kuptojnë më mirë lejet, japim leje të botohen përkthime në gjuhë të tjera, me kusht që ato të ndjekin rregullat tona për përkthimet jozyrtare:

Kopjim Fjalë për Fjalë Dhe Shpërndarje

Kushtet standarde të të drejtave të kopjimit për faqe web GNU tani jepen tek leja Creative Commons Attribution-NoDerivs 3.0 United States License. Dikur thoshin (dhe për pak faqe kjo ende vlen): Lejohet kopjimi fjalë për fjalë dhe rishpërndarja e krejt këtij artikulli, anembanë botës, pa pagesë, me çfarëdo mjeti, me kusht që ky shënim të ruhet. Ju lutemi, kini parasysh komentin vijues rreth kësaj “lejeje të llojit fjalë për fjalë” nga Eben Moglen:

“Qëllimi ynë në përdorimin e togfjalëshit ‘kopjim fjalë për fjalë në çfarëdo mjeti’ nuk është që të kërkojë medoemos ruajtjen e kryefaqeve dhe fundfaqeve ose të tjerë elementë formatimi të dokumenteve. Ruajtja e lidhjeve web, qofshin tejlidhje ose jo të tilla, në media (si shënime ose ndonjë tjetër formë URL-sh të shtypura në një media jo-HTML) është e domosdoshme”.

Listë Lejesh Software-i të Lirë

Ç’është Copyleft-i?

Copyleft-i është një metodë e përgjithshme për ta bërë një program software të lirë dhe që kërkon medoemos që krejt versionet e modifikuar dhe të thelluar të programit të jenë po ashtu software i lirë.

Rruga më e thjeshtë për ta bërë të lirë një program është të vihet nën përkatësinë publike, pa pronar të drejtash kopjimi. Kjo u lejon njerëzve ta ndajnë me njëri-tjetrin programin dhe përmirësimet që i bëjnë, nëse kështu dëshirojnë. Por u lejon gjithashtu atyre që nuk duan të bashkëpunojnë, ta shndërrojnë programin në software pronësor. Këta mund të bëjnë ndryshime, pak ose shumë, dhe atë që del ta rishpërndajnë si produkt pronësor. Njerëzit që marrin programin në këtë formë të modifikuar nuk e kanë më lirinë që autori origjinal u dha; ndërmjetësi e ka hequr atë.

Te projekti GNU, synimi ynë është t’u japim tërë përdoruesve lirinë të rishpërndajnë dhe ndryshojnë software-in GNU. Nëse ndërmjetësi do të mund ta hiqte lirinë, mund të na shtoheshin përdoruesit, por këta përdorues nuk do të ishin të liri. Ndaj në vend të vënies së software-it GNU nën përkatësi publike, e vendosëm nën “copyleft”. Copyleft-i thotë që kushdo që e rishpërndan software-in, me ose pa ndryshime, duhet të japë bashkë me të edhe lirinë për kopjim dhe ndryshim të tij. Copyleft-i garanton që çdo përdorues ka liri mbi programin.

Copyleft-i u ofron gjithashtu programuesve të tjerë një shtysë për të shtuar software të lirë. Programe të rëndësishme të lira, të tilla si GNU C++, ekzistojnë vetëm prej kësaj.

Copyleft-i i ndihmon gjithashtu programuesit që dëshirojnë të kontribuojnë me përmirësime te software-i i lirë të kenë leje për ta bërë këtë. Këta programues shpesh punojnë për firma ose universitete që do të bënim thuajse gjithçka për fituar më shumë para. Një programues mund të dëshirojë t’ia japë shoqërisë ndryshimet e veta, por punëdhënësi mund të dojë t’i shndërrojë këto ndryshime në produkt software pronësor.

Kur i shpjegojmë punëdhënësit që është e paligjshme ta shpërndajë versionin e përmirësuar, hiq veçse si software të lirë, punëdhënësi zakonisht vendos ta hedhë në qarkullim si software të lirë, në vend se sa ta hedhë tutje.

Për ta vendosur një program nën copyleft, së pari deklarojmë që është nën të drejta autori; mandej shtojmë kushte rishpërndarjeje, të cilët janë një instrument ligjor që i jep cilitdo të drejtat për përdorim, ndryshim, dhe rishpërndarje të kodit të program-it ose të çfarëdo programi të rrjedhur prej tij, por vetëm nëse kushtet e shpërndarjes mbeten ato që ishin. Pra, kodi dhe liritë mbi të bëhen, nga ana ligjore, të pandashëm.

Zhvilluesit e software-it pronësor i përdorin të drejtat e kopjimit për t’u hequr lirinë përdoruesve; ne të drejtat e kopjimit i përdorim për të garantuar lirinë e tyre. Për këtë e ndërruam emrin nga “copyright” në “copyleft”.

Copyleft-i është një koncept i përgjithshëm; ka plot rrugë për ta plotësuar me hollësi. Te Projekti GNU, kushtet specifike për shpërndarjet që përdorim përmbahen te lejet GNU General Public License, GNU Lesser General Public License dhe GNU Free Documentation License.

Leja e duhur përfshihet në shumë doracakë dhe te çdo shpërndarje e kodit burim GNU.

GNU GPL është hartuar që të mund ta zbatoni lehtësisht te programi juaj, nëse jeni mbajtësi i të drejtave të kopjimit. Nuk ju duhet ta modifikoni GNU GPL-në për t’ia arritur kësaj, thjesht shtoni te programi juaj shënime që e referojnë GNU GPL-në siç duhet. Ju lutemi, kini parasysh që duhet të përdorni krejt tekstin e GPL-së, nëse e përdorni. Është një e tërë e pandashme, dhe nuk lejohen kopjime të pjesshme. (Po njësoj edhe për LGPL-në, AGPL-në, dhe FDL-në.)

Përdorimi i të njëjtave kushte për shpërndarjen në shumë programe të ndryshëm e bën të lehtë kopjimin e kodit mes programesh të ndryshëm. Kur përmbajnë të njëjtat kushte shpërndarje, nuk ka nevojë të vritet mendja nëse kushtet janë a jo të përputhshme. Leja Lesser GPL përfshin një klauzolë që ju lejon të ndryshoni kushtet e shpërndarjes te GPL-ja e zakonshme, që kështu të mund të kopjoni kod në një tjetër program të mbuluar nga GPL-ja.

Leje për Lloje të Tjera Punimesh

Besojmë se software-i dhe dokumentimi i botuar do të duhej të ishin software dhe dokumentim i lirë. Këshillojmë që çfarëdo lloj punimesh edukative dhe reference të bëhen të lira po ashtu, përmes përdorimit të lejeve të lira të tilla si GNU Free Documentation License (GNU FDL).

Për ese dhe artikuj shkencorë, këshillojmë ose lejen Creative Commons Attribution-NoDerivs 3.0 United States License, ose lejen e përmendur më sipër për “kopjim të thjeshtë fjalë për fjalë vetëm”.

Nuk i përmbahemi idesë që punimet artistike apo të dëfrimit duhet të jenë të lira, por nëse doni që ta bëni një të tillë të lirë, këshillojmë licencën Free Art License.

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye