English [en]   العربية [ar]   català [ca]   Deutsch [de]   ελληνικά [el]   español [es]   français [fr]   hrvatski [hr]   italiano [it]   日本語 [ja]   한국어 [ko]   polski [pl]   português do Brasil [pt-br]   русский [ru]   Shqip [sq]  

Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.

Na duhen lojëra të lira edukative, ose të dhëna rreth lojërash të lira që mund të përdoreshin për qëllime edukative. Na shkruani te <education@gnu.org>

Ç'lidhje Ka Software-i i Lirë Me Arsimin?

Liria e software-it ka një rol veçanërisht të rëndësishëm në arsim. Institucionet arsimore të të gjithave shkallëve do të duhej të përdornin dhe të jepnin mësim Software-in e Lirë ngaqë është i vetmi software që u lejon të përmbushin misionin e tyre thelbësor: përhapjen e dijes njerëzore dhe përgatitjen e nxënësve për të qenë anëtarë të denjë të bashkësisë së tyre. Kodi burim dhe metodat e Software-it të Lirë janë pjesë e dijes njerëzore. Përkundrazi, software-i pronësor është dije e fshehtë, e kufizuar, çka bie ndesh me misionin e institucioneve arsimore. Software-i i Lirë e përkrah arsimin, software-i pronësor e pengon arsimin.

Software-i i Lirë nuk është çështje thjesht teknike; është çështje etike, shoqërore, dhe politike. Është çështje e të drejtave të njeriut të cilat përdoruesit e software-it duhet t'i gëzojnë. Liria dhe bashkëpunimi janë vlerë thelbësore të Software-it të Lirë. Sistemi GNU i sendërton këto vlera dhe parimin e ndarjes me të tjerët të gjërave, ngaqë ndarja i bën mirë përparimit njerëzor.

Për ta njohur më nga afër, shihni përkufizimin e Software-it të Lirë dhe artikullin tonë se pse software-i do të duhej të ishte i lirë (si tek liria).

Bazat

Në këtë video gjashtëminutëshe Richard Stallman shpjegon shkurt thelbin e parimeve të Software-it të Lirë dhe se si lidhen ato me arsimin.

Transkriptime të kësaj videoje mund t'i gjeni në Shqip, Anglisht, Spanjisht, dhe gjuhë të tjera.

Ka edhe kartela titrash SubRip që mund t'i shkarkoni në Shqip, Anglisht, Spanjisht, dhe gjuhë të tjera.

Shkarkojeni dhe shiheni videon në cilësi më të lartë, në formatin e lirë Ogg Theora (ogv).

Projekti GNU u fillua më 1983 nga Richard Stallman për zhvillimin e një sistemi operativ Free Libre: sistemin operativ GNU. Si përfundim, sot për këdo është e mundur të përdorë i lirë një kompjuter.

Më Në Thellësi

Njihuni me Arsyet Pse institucionet arsimore do të duhej të përdornin dhe të jepnin mësim Software të Lirë përjashtimisht.

Artikull nga Richard Stallman: Pse Shkollat Do të Duhej të Përdornin Përjashtimisht Software të Lirë

Artikull nga Dr. V. Sasi Kumar mbi sistemin arsimor në Indi.

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Misioni ynë është të ruajmë, mbrojmë dhe përhapim lirinë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuterash, dhe të mbrojmë të drejtat e përdoruesve të Software-it të lirë. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit shok te FSF-ja, ose duke dhuruar, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF, qoftë përmes Flattr-it.

sipër në krye