Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Si ta ndihmoni Projektin GNU dhe Lëvizjen për Software të Lirë Foundation

T’i thuhet jo përdorimit të një programi jo të lirë apo një msoshërbimi internet qoftë edhe një herë ndihmon kauzën e lirisë së software-it. T’i thuhet jo përdorimit të tij me të tjerë ndihmon edhe më. Dhe nëse u tregoni se është për mbrojtjen e lirisë tuaj, kjo po, që ndihmon akoma më tepër.

Tej kësaj, mundeni edhe të ndihmoni duke dalë vullnetar për punë të ndryshme. Kjo faqe radhit plot lloje punësh që na duhen.

Pyetjet e përgjithshme rreth projektit GNU, dërgojini te <gnu@gnu.org>, ndërsa pyetjet dhe këshillat rreth këtij sajti, dërgojini te <webmasters@gnu.org>.

Ndihmoni në zhvillimin e sistemit operativ GNU

Ju lutemi, bëjuani të ditur Bashkërenduesve të Vullnetarizmit te GNU <gvc@gnu.org> nëse nisni një pakete të re që e gjetët në këto lista. Duam të ndjekin se mbi cilat projekte po punohet.

Kur shkruani software për GNU-në, ju lutemi, ndiqni Standardet GNU të Kodimit dhe dokumentet Informacion për Mirëmbajtës të Software-it GNU.

Ndonjëherë na ofrohet software që bën në thelb të njëjtën punë si një paketë ekzistuese GNU. Edhe pse, sigurisht, i vlerësojmë të gjitha ç’na ofrojnë, kuptohet që do të donim të inkurajonim programuesit ta shpenzojnë kohën e tyre duke shkruar software të lirë që bën gjëra të reja, jo për gjëra të kryera tashmë. Ndaj, përpara se të filloni një program të ri, ju lutemi, kontrolloni te Lista e Software-it të Lirë për software të lirë që bën tashmë atë që doni të bëni ju.

Për zhvilluesit e software-it GNU mund të ofrojmë disa burime.

Bashkërenduesit e Vullnetarizmit te GNU-ja <gvc@gnu.org> mund t’ju ndihmojnë, nëse do të donit të ndihmonit në zhvillim software-i GNU. Ata do të jenë në gjendje t’ju lidhin me të tjerë persona të interesuar për projekte të ngjashëm, ose që po merren me to. Kur të keni përzgjedhur një paketë nga listat tona, ju lutemi, bëjuani të ditur që interesoheni për të punuar me të.

Programe të rëndësishëm, të vegjël e deri te mëdhenj, që nevojiten

Ndihmoni në përkrahjen e zhvillimit dhe përdorimit të GNU-së

Kjo listë është radhitur pak a shumë me gjërat më urgjente në krye. Ju lutemi, mbani parasysh që mjaft gjëra në këtë listë janë lidhje që shpien te lista më të gjera, më të zgjeruara.

  • Ndihmoni te Savannah. Jemi duke kërkuar veçanërisht për vullnetarë me njohuri teknike në administrim sistemesh, për të na ndihmuar në mbulimin teknik të infrastrukturës së saj. Janë shumë të mirëpritur vullnetarë që të na ndihmojnë me parashtrime projektesh në pritje të shqyrtimit. Ju lutemi, shihni këto hollësi të përgjithshme se si të bëheni një hacker te Savannah. Ju lutemi, lidhuni me ne përmes listës së postimeve savannah-hackers-public.
  • Organizoni një Grup Përdoruesish GNU/Linux të ri.
  • Dilni vullnetar për përgjegjës sajti GNU. Fillojani duke plotësuar pyetësorin për përgjegjës sajti.
  • Përktheni në gjuhë të tjera sajtin GNU. Çdo ekip përkthimi lyp disa anëtarë që gjuhën e synuar e kanë gjuhë amtare (dhe që janë të rrjedhshëm në anglisht), por lyp gjithashtu të paktën një anëtar që anglishten e ka gjuhë amtare (dhe i rrjedhshëm në gjuhën e synuar.) Më tepër hollësi rreth kësaj fushe mund të gjeni te Udhërrëfyesi mbi Përkthimin e Faqeve Web të www.gnu.org. Nëse dëshironi të ndihmoni, na shkruani <web-translators@gnu.org>.
  • Na duhen folës që anglishten e kanë gjuhë amtare, me njohje të mirë të gjuhës, për korrektim teksti anglisht shkruar nga mirëmbajtës paketash GNU dhe vullnetarë të tjerë.Këto tekste mund të jenë artikuj mbi subjekte të ndryshme të lidhura me software-in e lirë, dokumentimin, ose ndonjëherë doracakë GNU që duhen përgatitur për shtyp. Për të ndihmuar te kjo, ju lutemi, pajtohuni te lista me pak trafik e korrektorëve të dokumentimit GNU.
  • Kur flisni me njerëz që nuk e çmojnë lirinë dhe bashkësinë, mund t’u tregoni atyre mjaft përparësi teknike të software-it të lirë (shihni Pse Burimi i Hapët / Software-i i Lirë Ia Vlen? Shihni Numrat! për disa fakte të dobishme). Por mos lini pa përmendur gjithashtu çështjet etike! Mos e ndryshoni zërin tuaj në zë burimi të hapët, për shkak të presionit nga ata.
  • Bëni të mundur që ese prej ndarjes sonë mbi filozofinë dhe të tjera URL GNU lidhen te kategoritë e duhura. Nëse dëshironi të ndihmoni në këtë fushë, ju lutemi, lidhuni me Bashkërenduesit e Vullnetarëve GNU <gvc@gnu.org>.
  • Dhurojini FSF-së hardware.
  • Nëse ju ose shoqëria juaj merreni në një farë mënyre me asistencë ose zhvillim software-i të lirë, mund ta paraqisni veten (ose shoqërinë tuaj) te Lista e Shërbimeve.
  • Nëse keni një shoqëri e cila ka nevojë të punësojë njerëz për të punuar me software të lirë, mund të bëni kërkesë te Faqja jonë e Punësimeve në Software të Lirë.
  • Mund të ndihmoni duke u lidhur me shoqëri që duan të postojnë njoftime punësimi, që ta bëjnë këtë te Faqja jonë e Punësimeve në Software-in e Lirë. Nëse do t’ju interesonte kjo, ju lutemi, lidhuni me <job-page@fsf.org>.

Tregojuni të tjerëve rreth Projektit GNU dhe Lëvizjes për Software të Lirë

Ndihmoni të përmirësohet h-node.org

h-node.org është një sajt që përmban të dhëna rreth se sa mirë funksionon një hardware i caktuar me software-in e lirë.

Ndihmë duhet për:

Për rrugë të tjera për të ndihmuar, shihni https://h-node.org/wiki/page/en/Main-Page. Për t’u lidhur me përdoruesit/zhvilluesit e h-node.org, përdorni listat e tyre të postimeve.

Aktivizohuni vullnetarisht me Free Software Foundation dhe dhuroni për të

The Free Software Foundation është sponsori parësor organizativ i Sistemit Operativ GNU. FSF-ja gjithashtu ndihmon të përhapet ndërgjegjësimi për çështje etike dhe politike të lirisë së software-it.

Ashtu si GNU-ja, FSF-ja shumë prej fuqisë së saj e merr prej vullnetarëve. Është një vend shumë interesant për t’u aktivizuar si vullnetar dhe një bashkësi shumë interesante për pjesëmarrje, veçanërisht nëse nuk keni kuadrin teknik të nevojshëm për të kontribuar drejtpërsëdrejti në zhvillimin e software-it të lirë. Hidhini një sy faqes së vullnetarizmit të FSF-së, sa për t’ia filluar ose kreut që të mësoni më tepër rreth organizmit tonë.

Përkrahni financiarisht FSF-në dhe Projektin GNU duke u bërë një anëtar shok i FSF-së, duke dhuruar për FSF-në, duke blerë doracakë, bluza, ngjitësa dhe sende të tjera prej FSF-së, ose duke shitur software të lirë dhe duke dhuruar një pjesë të fitimeve për FSF-në ose tjetër organizëm software-i të lirë. Duke financuar zhvillimin e tij, mund ta shpini më tej botën e software-it të lirë.