English [en]   العربية [ar]   català [ca]   Česky [cs]   Deutsch [de]   ελληνικά [el]   español [es]   français [fr]   italiano [it]   日本語 [ja]   norsk (bokmål) [nb]   Nederlands [nl]   norsk (nynorsk) [nn]   polski [pl]   русский [ru]   slovenčina [sk]   Shqip [sq]   简体中文 [zh-cn]  

Ky është përkthim i një faqeje në Anglisht në origjinal.

Shkarkojeni GNU-në

Shkarkoni shpërndarje

GNU-ja dhe Linux-i

Nëse po kërkoni një sistem të plotë për ta instaluar, shihni listën tonë të shpërndarjeve GNU/Linux që janë krejtësisht software i lirë.

Sistemi operativ GNU është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in, dhe që është krejtësisht software i lirë, të cilin ne në Projektin GNU e kemi zhvilluar që prej 1984-a. Sistemi GNU përmban krejt paketat zyrtare software GNU (të cilat radhiten më poshtë), dhe përfshin gjithashtu edhe mjaft software të lirë jo GNU, të tillë si TeX apo Sistemi X i Dritareve. Po ashtu, sistemi GNU nuk është një grup i vetëm statik programesh; përdoruesit dhe shpërndarësit mund të përzgjedhin paketa të ndryshme sipas nevojave dhe dëshirës. Ajo që përftohet është prapë një variant i sistemit GNU.

Nëse po kërkoni për të instaluar një sistem operativ të plotë, shihni listën tonë të shpërndarjeve GNU/Linux që janë software krejtësisht i lirë.

Për të kërkuar për paketa të veçanta software-i të lirë, GNU ose jo-GNU, ju lutemi, shihni Listën e Software-eve të Lirë: një bazë të dhënash të sistemuar, të kërkueshme, software-esh të lirë. Lista mirëmbahet aktivisht nga Free Software Foundation dhe përfshin lidhje për te faqet hyrëse të programeve, kur ka të tilla, si dhe zëra për krejt paketat GNU. Një tjetër listë e krejt paketave GNU e gjeni më poshtë. Lidhjet për te dokumentim software-esh të lirë jepen ndarazi.

Kujdesemi gjithashtu edhe për një listë projektesh software-i të lirë me përparësi të lartë. Ju lutemi, ndihmonani me këto projekte, nëse mundeni. Për rrugë të tjera për të kontribuar te GNU, përfshi marrjen përsipër të paketave GNU të pamirëmbajtura dhe ndihmë në zhvillim, shihni faqen e gjërave GNU që lypin ndihmë.

Nëse po programoni një paketë GNU, ose mendoni ta bëni, mund të kishin interes për ju Burimet për Zhvillim Software-sh GNU. Nëse dëshironi ta bëni software-in tuaj një paketë zyrtare GNU, shihni të dhënat për vlerësimin e rastit dhe formularin e parashtrimeve. Për të dhëna mbi lejet e përdorura nga software GNU, dhe të tjera leje software-i të lirë, shihni faqen tonë të Lejeve.

Së fundi, kemi një listë të shkurtër software-esh të lirë për Microsoft Windows, për përdorues të Windows-it që do të donin të provonin software të lirë.

Si të merrni software GNU

Software GNU mund të merrni përmes disa metodave të ndryshme:

Krejt paketat GNU

Ja një listë e krejt paketave të tanishme GNU, që përdor identifikues paketash (në vend të emrave të gjatë) për më shkurt, dhe renditur sipas abc-së. Nëse keni ndreqje ose pyetje rreth saj, ju lutemi, dërgojini me email te <maintainers@gnu.org>.

Ka gjithashtu një listë të plotë të dokumentimit të paketave GNU (sistemuar sipas kategorish), dhe logove të paketave GNU, dhe një listë të hedhjeve më të reja në qarkullim të GNU-së.

3dldf  a2ps  acct  acm  adns  alive  anubis  archimedes  aris  aspell  auctex  autoconf  autoconf-archive  autogen  automake  avl  ballandpaddle  barcode  bash  bayonne  bazaar  bc  bfd  binutils  bison  bool  bpel2owfn  c-graph  ccaudio  ccide  ccrtp  ccscript  cflow  cgicc  chess  cim  classpath  classpathx  clisp  cobol  combine  commoncpp  complexity  config  consensus  coreutils  cpio  cppi  cssc  dap  dc  ddd  ddrescue  dejagnu  denemo  dia  dico  diction  diffutils  dionysus  dismal  djgpp  dmd  dominion  dr-geo  ed  edma  electric  emacs  emacs-muse  emms  enscript  eprints  epsilon  fcrypt  fdisk  ferret  findutils  fontutils  freedink  freefont  freeipmi  freetalk  fribidi  gama  garpd  gawk  gcal  gcc  gcide  gcl  gcompris  gdb  gdbm  gengen  gengetopt  gettext  gforth  ggradebook  ghostscript  gift  gimp  gleem  glib  global  glpk  glue  gmediaserver  gmp  gnash  gnat  gnats  gnatsweb  gnome  gnowsys  gnu-c-manual  gnu-crypto  gnuae  gnubatch  gnubg  gnubiff  gnubik  gnucap  gnucash  gnucomm  gnue  gnufm  gnugo  gnuit  gnujdoc  gnujump  gnukart  gnulib  gnumach  gnumed  gnumeric  gnump3d  gnun  gnunet  gnupg  gnupod  gnuprologjava  gnuradio  gnurobots  gnuschool  gnushogi  gnusound  gnuspeech  gnuspool  gnustandards  gnustep  gnutls  gnutrition  gnuzilla  goptical  gorm  gpaint  gperf  gprolog  grabcomics  greg  grep  gretl  groff  grub  gsasl  gsegrafix  gsl  gsrc  gss  gtick  gtk+  gtypist  guile  guile-dbi  guile-gnome  guile-ncurses  guile-rpc  guile-sdl  guix  gurgle  gv  gvpe  gxmessage  gzip  halifax  health  hello  help2man  hp2xx  httptunnel  hurd  hyperbole  icecat  idutils  ignuit  indent  inetutils  intlfonts  jacal  java-getopt  jel  jwhois  kawa  kopi  leg  less  libc  libcdio  libextractor  libffcall  libgcrypt  libiconv  libidn  libjit  libmatheval  libmicrohttpd  libredwg  librejs  libsigsegv  libtasn1  libtool  libunistring  libxmi  lightning  lilypond  linux-libre  liquidwar6  lispintro  lrzsz  lsh  m4  macchanger  mailman  mailutils  make  marst  maverik  mc  mcron  mcsim  mdk  mediagoblin  melting  metaexchange  metahtml  mifluz  mig  miscfiles  mit-scheme  moe  motti  mpc  mpfr  mtools  myserver  nana  nano  ncurses  nettle  network  ocrad  octave  oleo  orgadoc  osip  panorama  parallel  parted  pascal  patch  paxutils  pcb  pdf  pem  pexec  pgccfd  phantom_home  pies  pipo  plotutils  polyxmass  powerguru  proxyknife  pspp  psychosynth  pth  pyconfigure  pythonwebkit  qexo  quickthreads  r  radius  rcs  readline  recutils  reftex  remotecontrol  rottlog  rush  sather  scm  screen  sed  serveez  sharutils  shishi  shmm  shtool  sipwitch  slib  smalltalk  smarteiffel  social  solfege  spacechart  speex  spell  sqltutor  src-highlite  stalkerfs  stow  stump  superopt  swbis  sysutils  talkfilters  tar  termcap  termutils  teseq  teximpatient  texinfo  texmacs  thales  time  tramp  trans-coord  trueprint  units  unrtf  userv  uucp  vc-dwim  vcdimager  vera  vmgen  w3  wb  wdiff  websocket4j  webstump  wget  which  womb  xaos  xboard  xhippo  xlogmaster  xmlat  xnee  xorriso  zile 

Paketa GNU të braktisura

Ka raste kur paketat GNU braktisen, përgjithësisht ngaqë zëvendësohen nga paketa të tjera ose integrohen në të tilla. Nëse keni kohë dhe interes në ringjalljen e ndonjërës prej tyre, ju lutemi, lidhuni me <maintainers@gnu.org>. Ja lista; faqet e projekteve të vjetra nuk i kemi prekur (siç kanë qenë atëherë): aeneas, aetherspace, aroundme, 3dkit, abcsh, awacs, cfs-el, checker, cons, dgs (display ghostscript), dld, dotgnu, dotgnu-pnet, dr.genius, elib, ffp, fhp, free (gnu.free), gcron (see mcron), gfe, ggv (see gv), gicqd, giptables, gnochive, gnotary, gnotepad+, gnubios, gnu-queue, gnucad, gnufi, gnupedia (see wikipedia), gnuskies, gnusql, gnustep-db, gnuts, goldwater, goodbye, goose, gphoto, graphics, grover, gtkeditor, gtkeyboard, guss, hegemonie, lengualibre, leonardo, libopts (see autogen), mana, messenger, mgcp, mll2html, obst, octal, p2c, packaging, patchwork, pips, poc, proto, rat, snakecharmer, songanizer, sourceinstall, sweater, sxml, toutdoux, vmslib, webpublish, xbase, xinfo, xmhtml, zebra.

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Misioni ynë është të ruajmë, mbrojmë dhe përhapim lirinë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuterash, dhe të mbrojmë të drejtat e përdoruesve të Software-it të lirë. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit shok te FSF-ja, ose duke dhuruar, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF, qoftë përmes Flattr-it.

sipër në krye